Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Komuna shkrihet, megjithatë blen karburant

Komuna e Golemit, midis Kavajës dhe Durrësit, është një ndër ato komuna që shkrihen, sipas ligjit të ri të ndarjes administrative-territoriale të vendit. Megjithatë, krerët e saj nuk lënë pa shfrytëzuar rastin për të prokuruar, ditët e fundit të qendrimit të tyre në post, një sasi mjaft të madhe karburanti, që nuk mund të justifikohet nga asnjë logjikë, duke qenë se, pasi të riorganizohet në një bashki të madhe, do të ishin organet drejtuese të kësaj të fundit që do të vendosnin se si t’i përdorin mjetet e ish-komunës.
Për më tepër, edhe për faktin se shifra e vlerës së mallit që porositet është shumë e lartë.

Shqiptarja.com,  18.05.2015