Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KOSID: Të merret parasysh peticioni

Konzorciumi i Organizatave i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), kërkon nga ligjvënësit që ta fus në rend të ditës sot, peticionin e 33 mijë qytetarëve të Kosovë me kërkesat mbi çmimin e energjisë elektrike. Në të kundërtën nuk përjashtojnë mundësin e thirrjes për bojkotim të pagesës së faturave të energjisë elektrike e as demonstratat.

Këtë e kanë bërë të ditur në një konferencë për media përfaqësues të KOSID, ku u tha se peticioni i 33.000 qytetarëve i obligon deuptetët dhe kërkon nga ta që të marrin veprimet lidhur me kërkesat e tyre, siç janë rekomandimi i ZRrE-së të anulojë vendimin e saj të vitit të kaluar për rritjen e çmimit të energjisë, shkarkimin e anëtareve të Bordit të ZRrE-se, të obligojnë Qeverinë që të sjellë në Kuvend propozimet për ndryshimin e ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, ku do të largohej TVSh prej 16% nga fatura e energjisë elektrike, shkruan Zeri.

Po ashtu, kërkesë tjetër është që Kuvendi i Kosovës të anulojë vendimin e saj dhe të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për rentën prej 3 euro për ton qymyri të shfrytëzuar, si dhe të obligoj Qeverinë që të sjell në Kuvend propozimet për ndryshimin e ligjit për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, sipas së cilitdo të obligohet ZRrE të ndryshojë rregullat për vendosjen e çmimeve.

Kushtrim Puka, nga KOSID ka thënë se mos ndërmarrja e hapave konkret në këtë rast është një indikator shtesë që kuvendi dhe qeveria nuk po ndërmarrin asgjë në raport me atë se çka është vullneti i qytetarëve por po thirren në qëndrimet e tyre politike.

Revista Monitor, 16.05.2015