Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rezultatet e para të aksionit të hidrokarbureve

Aksioni i nisur dy javë më parë për Rimëkëmbjen e sektorit të hidrokarbureve, sipas ministrit Ahmetaj po nis të japë rezultatet e para, aksion i cili synon të kthejë të gjithë këtë treg, nga importi e deri tek shitja me pakicë, në përputhje me ligjin.

” Hidrokarburet do të monitorohen nga pika e importit apo nga dalja e tyre nga nëntoka shqiptare, e deri tek konsumatori final, te qytetari i thjeshtë.” – tha Ahmetaj.

Rezultatet e këtij aksion, për 10 ditë, sipas ministrit, janë :

– Për periudhën nga 4-14 Maj, janë kontrolluar gjithsej 122 subjekte.
Nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë janë vendosur gjoba nga 750 mijë lekë për 4 subjekte lidhur me problematikat e sasisë, instrumentet matës, mungesa e vulave, apo ato që në i referohemi si pompa joautomatike, pompa manuale të cilat janë bllokuar.

– Nga Inspektorati Qendror Teknik janëmarrë deri më sot 150 monstra benzinë dhegasoil, nga të cilat ato që janëkapur në shkelje të standardit në lidhje me squfurin dhe flakërimin por, edhe janëkonstatuar rast i falsifikimit apo i manipulimit të produktit, janë mbajtur 10 akt- konstatime për shkelje në shmangie nga standardidhe janë bllokuar 3 subjekte me depozitat.

– Përsa i përket Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ka konstatuar gjatë kontrolleve shkelje administrativedhe ka marrë këto masa: ka bllokuar pikat e karburantit në 19 raste; ka vendosur penalitete në 9 raste dhe ka sekuestruar 1 pikë. Për rastet penale po bashkëpunohet në vazhdimësi punon me Krimin Ekonomik.

– Strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar, nga 122 kontrolle të ushtruara kanë konstatuar 40raste me shkelje të cilat janë denoncuar për ndjekje penale dhe kanëfilluarhetim penal. Pra, 40 subjektet janë proceduar penalisht për fshehje të ardhurash; nga këto 5 janë denoncuar edhe për ruajtje, magazinim dhe tregtim të mallrave të kontrabandës, ndërsa 2 edhe për mashtrim me cilësinë; 6 pronarë, dhe/ose administrator janë arrestuar në flagrancë; 2 janë shpallur në kërkim; 26 janë në ndjekje të lirë;6 pika tregtimi zot rezultojnë të bllokuara nga krimi ekonomik.

“Ne jemi të vendosur për zero tolerancë ndaj shkeljes dhe abuzimit në sektor. Qytetari shqiptar do të marrë karburant në cilësinë dhe sasinë për të cilën paguan. Buxheti i shtetit me siguri në të ardhmen do të përfitojë të ardhura që duhet të përfitojë nga sektori. Ky është një modeli i ri në tregun e hidrokarbureve që do të kthehet në një model të ri jetese në vend.”- tha në fund ministri.

Revista Monitor, 15.05.2015