Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE lë pa energji debitorët në Velipojë

Prej disa ditësh OSHEE ka nisur një aksion për ndërprerjen e energjisë elektrike në plazhin e Velipojës për të gjithë abonentët, kryesisht biznese që nuk paguajnë energjinë.

Plazhi i Velipojës është një nga zonat më problematike për pagesat e energjisë, me 80% debitorë dhe me një borxh prej 11.8 milionë lekësh.

Gjatë aksionit në plazhin e Velipojës janë kryer 65 kontrolle me 65 ndërprerje të energjisë elektrike, ndërkohë që kontrollet e grupeve të OSHEE-së vazhdojnë punën me gjithë abonentët e tjerë.

Aksioni do të përfshijë të gjithë bregdetin.

Top Channel, 14.05.2015