Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mustafa i përgjigjet Pacollit përTrepçën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Mustafa, i është kundërpërgjigjur akuzave të Behgjet Pacolli, lidhur me mos dërgimin në Kuvend të Ligjit për Trepçën.

Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa i cili njëherit është edhe kryetari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik i kontaktuar nga Klan Kosova ka deklaruar se në debatin që ka pasur me kreun e AKR-së i kishte thënë këtij të fundit se në janar do të sillej në Kuvend plotësimi ndryshimi i Ligjit për Ndërmarrjet Publike, e jo ai për Trepçën.

“Për këtë Ligj tash është duke u punuar Qeveria e Kosovës dhe ai do të vije, pasi të hartohet edhe strategjia për këtë ndërmarrje”, tha Mustafa.

Ndryshe, Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në një postim llogarinë e tij në Facebook ka kritikuar sjelljen e dy partive në pushtet LDK-në dhe PDK-në në lidhje me ligjin për Trepçën. Ai e ka drejtuar gishtin ndaj deputetit të LDK-së Muhamet Mustafën, se kishte premtuar se ky ligj do të sillej në Kuvend janarin e këtij viti.

Telegrafi,  14.05.2015