Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Turqia në 2016 me gaz rus

Gazsjellësi i ri “Turkish Stream” , i projektuar për furnizimin e Turqisë me gaz rus dhe për kompensimin e braktisjes së projektit “South Stream” do të jetë funksional që prej dhjetorit 2016, njofton gjiganti rus i gazit Gazprom.

“Një marrëveshje u arrit për shfrytëzimin dhe fillimin e lëvrimeve të gazit në dhjetor të vitit 2016”, deklaroi kreu i Gazprom, Alexei Miller.

Gazsjellësi “Turkish Stream” pritet të realizojë kompensimin e braktisjes së papritur të ”South Stream” që është një projekt i mëparshëm i gazsjellësit që do të furnizonte me gaz pjesën jugore të Evropës, duke kaluar nën Detin e Zi dhe duke anashkaluar Ukrainën.

Gjiganti rus i gazit kishte nënshkruar një marrëveshje me kompaninë shtetërore turke ”Botas” për ndërtimin e një rrjeti me një kapacitet prej 63 miliardë metra kub, e njëjta sasi që ishte parashikuar nga ”South Stream”.

Revista monitor, 11.05.2015