Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Borxhet mund të shlyhen deri më 15 korrik

Shtyhet afati për skemën lehtësuese për pagesat e prapambetura. Qytetarët mund t’i paguajnë borxhet e energjisë deri më 15 korrik.

” Ka pasur një numër të lartë që e kanë pasur të pamundur për të hyrë në skemën lehtësuese të përfitimit. 300 mijë qytetarë përfituan nga skema deri më 31 mars, 200 mijë të tjerë jo. 200 mijë qytetarë mund t’i paguajnë borxhet e energjisë deri më 15 korrik” tha ministri Damian Gjiknuri në një prononcim për median në prani dhe të kreut të OSHEE-së.

Vendimi për shtyrjen u mor për shkak se ka pasur ende kërkesa për të përfituar nga kjo kërkesa.

Çfarë përfitohet nga skema lehtësuese 

Ulje e kamatëvonesës me 80 % kur shlyerja e faturave bëhet menjëherë

Këste mujore, jo më pak se 2500 lekë në muaj për konsumatorët familjarë, dhe jo më pak se 1000 lekë në muaj për pensionistët kryefamiljarë.

Ora News,  08.05.2015