Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vazhdon kontrolli i hidrokarbureve

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar një sërë kontrollesh ndaj subjekteve private të tregtimit të karburanteve në disa qytete, në vijim të Operacionit për  “Kontrollin cilësor, sasior e fiskal të hidrokarbureve” .

Ky operacion ka nisur që prej datës 04.05.2015, nga grupet ndërinstitucionale të punës me specialistë nga Doganat , Tatimet, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Inspektoriati Qëndror Teknik , si dhe Policia e Shtetit përfshi edhe Specialistët nga Krimi Ekonomiko- Financiar.

Konkretisht janë kontrolluar 13 subjekte në, Berat , Kuçovë e Fier – Shegan.
Janë proceduar penalisht për fshehje të ardhurash 5 subjekte.
Gjithashtu nga Tatimet u bllokuan 2 subjekte tregtimi karburantesh.
Operacioni do vijojë edhe në ditët e ardhshme.

Shqiptarja.com  07.05.2015