Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BE, kundër monopolit energjitik të Rusisë

Bashkimi Evropian po përpiqet të influencojë një nga mjetet më të fuqishëm të Rusisë në skenën ndërkombëtare – energjinë – kundër Moskës.

Javën e kaluar, Komisioni Evropian lancoi rastin anti-monopol që pretendon se Gazprom, gjiganti i energjisë kontrolluar nga shteti rus, ka detyruar vendet e Evropës Lindore të paguajnë gati 40 për qind më shumë për gazin natyror se sa homologët e tyre perëndimorë.

“Gazi është një mall thelbësor në jetën tonë të përditshme” ai ngroh shtëpitë tona, ne e përdorin atë për gatim dhe për të prodhuar energji elektrike, ‘ referoi komisioneri i konkurrencës së BE Margrethe Vestager. ‘Ruajtja e konkurrencës së ndershme në tregjet e gazit të Evropës, është pra me rëndësi të madhe jetike.’

BE-ja po argumenton se Gazprom kercenoi Bullgarinë, Poloninë, dhe vende të tjera të vogla për të rënë dakord të mos i shesin gaz natyror njëri-tjetrit, duke pranuar çmimet padrejtësisht të larta dhe duke bërë investime në tubacione dhe infrastruktura të tjera.

‘Kjo ishte një taktikë e veçantë në ditët e Paktit të Varshavës për të mos lejuar që këto vende të ndërveprojnë në rajon dhe të qëndrojnë të varura nga Bashkimi Sovjetik,’ tha Koranyi zëvendës i Neës. ‘Ndiqet e njëjta politikë sot.’

Revista Monitor, 30.04.2015