Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ZRRE, zyrë kontabiliteti e KEDS

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka organizuar sot një Tryezë diskutimi me temë “Çmimi i energjisë – problemet dhe parregullsitë – masat që duhen marrë”.

Të ftuar në diskutim ishin anëtarët e Komisioneve parlamentare, drejtuesit e grupeve parlamentare, ekspertë e profesorë të çështjeve të energjetikës, financave dhe zhvillimit ekonomik, përfaqësues nga ZRrEE, KOST, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Në këtë Tryezë u nxor përfundimi që “Zyra e Rregullatorit deri tani është sjellë si zyrë kontabiliteti e kompanisë private KEDS/KESKO”, raporton Koha.net.

“Zyra e Rregullatorit do të duhej të mbronte interesin e qytetarëve duke mos i rritur çmimet”, vlerësuan pjesëmarrësit e kësaj Tryeze.

Telegrafi, 29.04.2015