Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shalsi: ERE të vendosë matësit e energjisë

Pas tërheqjes së qeverisë nga një nen i projektligjit ku mendohet që të sekuestrohej prona private e familjeve debitore ndaj energjisë, Eduard Shalsi, i ka kërkuar qeverisë dhe ERE-s të pajisë të gjithë konsumatorët me matësa.

Kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese në Parlament tha se asnjë shqiptar nuk mund të ngarkohet afrofe me energjinë elektrike.
“Një nga pikat është mbrojtja e konsumatorëve dhe ne u kërkojmë qeverisë dhe Entit Rregullator të Energjisë të mbikqyrë pajisjen me matësa të gjithë konsumatorëve shqiptarë që asnjë konsumator të mos ngarkohet afrofe. Rezolutën po e diskut me grupet e interesit. Shqipëria ka hapur një kapitull të ri. Ne mendojmë se kemi bërë më të mirën për shqiptarët dhe konsumatorët shqiptarë’’, deklaroi deputeti i PS-së, Shalsi.
Mapo,  29.04.2015