Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK akuzon OSHP-në për tenderin

Furnizimi me mazut për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), është bërë mision i komplikuar.

Një vendim i Organit Shqyrtues të Prokurimit, i cili i kthen në garë tri kompani për tenderin 6-milionësh, e ka sjellë KEK-un para dilemave për rrugën që duhet ndjekur për këtë tender, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata e Tenderëve e ka anuluar vendimin e KEK-ut për anulimin e gjithë procesit të prokurimit, duke kërkuar që ai të kthehet në rivlerësim. KEK-u e kishte anuluar tenderin, pasi dy nga tri kompanitë që kanë qenë në garë i kishte shpallur të papërgjegjshme.

Por, OSHP-ja e ka kthyer në garë kompaninë “Petroll Company”, e cila ishte shpallur fituese në vlerësimin e parë në muajin shkurt, por më vonë eksperti shqyrtues dhe KEK-u e kishin shpallur të papërgjegjshme, për shkak të gabimit në vendosjen e çmimit.

Telegrafi,  20.04.2015