Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tepricat e energjisë, gjenerohen fitime

Marreveshja e arritur në muajin shkurt 2015 mes KESH dhe OSHEE për shitjen e tepricave të energjisë së KESH për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes kundrejt çmimit mesatar të Bursës Hungareze të periudhës, vetëm për periudhën mars-prill 2015 gjeneroi afro 5,2 milion euro likuiditete shtesë për sistemin elektroenergjetik (3,68 milion EUR më pak shpenzime për OSHEE dhe 1,47 milion EURo të ardhura shtesë për KESH sh.a.), bënë të ditur burimet në Ministrinë e Energjitikës.

Në vijim të një marrëveshje të arritur në muajin shkurt 2015, tepricat e energjisë iu shiten shoqërisë OSHEE sh.a. për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes kundrejt çmimit mesatar të Bursës Hungareze të periudhës kur kryhet lëvrimi i energjisë (për muajt Mars e Prill 2015 janë respektivisht 35,66 EUR/MËh dhe rreth 36 EUR/Mwh, i pritshëm).

Për 10-ditëshin e parë të këtyre dy muajve (Mars dhe Prill 2015), OSHEE sh.a. bleu energji elektrike për mbulimin e humbjeve nga tregu i importit me çmimet mesatare respektive 50,72 EUR/MËh dhe 52,13 EUR/MËh.
Praktikisht për pjesën tjetër te këtyre dy muajve, OSHEE sh.a. e siguroi energjine për mbulimin e humbjeve nga KESH sh.a. përkundrejt çmimit të bursës i cili përgjithësisht është rreth 15 EUR/MËh më e lirë se çmimi i tregut të parregulluar/ importit duke reduktuar shpenzimet e veta per blerje energjie me rreth 2,03 milion EUR per mars 2015 (rreth 135,810 MWh X 15 EUR/Mwh me lire) dhe rreth 1.65 milion EUR për prill 2015 (110,400 MËh X 15 EUR/MËh me lirë).

Si rezultat i detyrimit kryesor që KESH sh.a. si kompani publike ka në bazë të akteve ligjore e nënligjore në fuqi për sektorin e energjisë elektrike, KESH sh.a. është i detyruar tq eksportojq energji elektrike përvecse në profilin e natës (orët 22:00-06:00) kohë kur konsumi i vendit është në nivelet më të ulëta dhe agregatet e HEC-eve të Kaskadës së Lumit Drin mund të ngarkohen maksimalisht për eskport të energjisë elektrike, për të shmangur derdhjen e ujit pa prodhim të energjisë elektrike dhe pa cënuar nevojat e klientëve tariforë.

Revista Monitor, 16.04.2015