Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, nuk ulet çmimi i energjisë

Tarifat e energjisë elektrike në Kosovë nuk do të ndryshojnë deri në prill të vitit 2016. Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike, tregon qartë se përgjatë kësaj periudhe kohore nuk do të ketë as shtrenjtim dhe as ulje të çmimit.

Adelina Murtezaj – Bajrami, zëdhënëse në Zyrën e Rregullatorit për Energji Elektrike ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, që ky vendim i marrë në prill të këtij viti ka përcaktuar të hyrat e lejuara maksimale për ndërmarrjet e energjisë.

“Bordi në fillim të prillit ka marrë vendim lidhje më shqyrtimin tariforë dhe është një shqyrtim i rregullt që ndodh çdo vit. Bordi ka marrë vendim që tarifat e energjisë elektrike për vitin rregullativ 2015 të mos ndryshojnë apo të mbesin të njëjta më ato të vitit të kaluar”, tha Murtezaj – Bajrami.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë kishte nxjerrë vendim lidhur me rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 5.18 për qind. Një vendim të ngjashëm ky institucion e kishte marrë edhe në muajin qershor 2014, ku kishte aprovuar vendime për rritje të tarifave me pakicë të energjisë elektrike prej 4.57 për qind për konsumatorët e rregullt.
Para marrjes së këtyre vendimeve tarifa mesatare e energjisë elektrike në Kosovë ka qenë 5.80 euro për kilovat. Shtrenjtimi i energjisë elektrike ka ngritur shqetësime të mëdha tek qytetarët, shoqëria civile dhe së fundi edhe nga partitë opozitare të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

Revista Monitor, 15.04.2015