Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP zgjedh ndërtuesit e rrugëve dhe urave

TAP njofton se ka përzgjedhur dy kompanitë fituese për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve dhe urave për në Shqipëri, ato janë Gener 2 sh.p.k dhe Sicilsaldo s.p.A.

Ky lajm u bë i njohur ditën e sotme, nga mediat azere, të cilat shkruanin më tej se vendimi i jep fund procesit të para-kualifikimit, nisur nga TAP në prill 2014, i ndjekur nga shqyrtimi i ofertave të bëra nga kompanitë që përmbushnin kriteret e rrepta.

Projektet e parashikuara në kontratën me dy kompanitë parashikojnë: Ndërtimin dhe rehabilitimin e mbi 100 kilometrave rrugë përgjatë shtegut të gazsjellësit, që do kalojë në: Vishocicë, Trestenik, Vithkuq dhe Shtyllas në qarkun e Korçës, në Çorovodë, Kakrukë, si dhe në rrethinat e Potomit në qarkun e Beratit dhe në Topojë të qarkut Fier. Ndërsa për urat, do ndërtohen 2 të reja dhe do rikostruktohen rreth 50 ekzistuese në zonat e Korçës, Beratit dhe Fierit.

Puna pritet të nisë në tremujorin e dytë të vitit 2015.

Për sa i përket kompanive fituese, për to shkruhet se “Gener 2”, një kompani shqiptare ndërtimi me rreth 20 vjet eksperiencë. Kompania ka realizuar projekte të shumta, përfshirë këtu hartimin, menaxhimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e projekteve private dhe atyre shtetërore, financuar nga shteti.

Kurse “Sicilsaldo” është një kompani italiane e specializuar në fushën e inxhinjerisë, prokurorimit dhe ndërtimin në fushën e naftës dhe gazit, si dhe në sektorin energjitik. Shërbimet e ofruara prej saj variojnë nga dizajni i strukturave deri tek mirëmbajtja e impianteve dhe gazsjellësve.

Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues i TAP, tha se njoftimi i sotëm është një hap i rëndësishëm për fazën e ekzekutimit të projektit, pasi nis puna parapërgatitore për të filluar në 2016.

“Unë dua të shpreh mirënjohjen tonë për të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces dhe të përgëzoj kompanitë fituese në suksesin e tyre,” tha ai.

Revista Monitor,  15.04.2015