Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, replika për çmimin e energjisë

Opozita ka lëshuar në mënyrë demonstrative mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit pasi pozita nuk e ka mbështetur kërkesën e tyre për futje në rend dite në seancën e radhës çështjen e peticionit të qytetarëve për ngritjen e çmimit të energjisë.

Përfaqësuesit e opozitës thanë se kjo, tregon se partitë në pushtet nuk janë të interesuar për interesin e qytetarëve pasi kjo ngritje nuk i prek ata por qytetarët e thjeshtë.

Ata i kanë bërë thirrje Komisionit përkatës që ta shqyrtoj këtë çështje në mënyrë urgjente dhe ta diskutojnë në seancën e ardhshme plenare që do të mbahet të enjten.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se u pajtuan që të enjten të ketë seancë por nuk kishte konsensus për disa çështje të cilat do të diskutohen.

Ndërsa i pyetur rreth rezolutës për padi ndaj Serbisë për dëmet e shkaktuara në luftë tha se do të harmonizohet mes të gjitha grupeve dhe do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të kryesisë.

Telegrafi, 15.04.2015