Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjermani-Danimarkë, luftë për energjinë e erës

Danezët gjenerojnë energji të tepërt të erës. Gjermanët, fqinjët e tyre, po kërkojnë të forcojnë përdorimin e tyre të burimeve të pastra të energjisë.

Një garë e përkryer, apo jo?

Jo dhe aq. Në një përplasje në rritje që po ‘minon’ programin e Bashkimit Evropian prej 150miliard euro (160 miliardë dollarë) për të forcuar lidhjet e energjisë elektrike të bllokut, liderët në Bavari dhe rajone të tjera gjermane po refuzojnë energjinë e erës nga veriu. Kundërshtimi i tyre më i madh është estetika e saj: linja të reja transmetimi do të duhet të vendosen nëpër të gjithë qytetet e vjetra shekullorë gjermane për të gjeneruar edhe më shumë energji elektrike.

Për kompanitë e erës, humbjet kanë filluar të shtohen. Shoqata daneze e Energjisë vlerëson se gjeneratorët nordike po humbasin 87 milion dollarë në shitje vjetore teksa gjermanët refuzojnë gati 71 për qind të energjisë elektrike që dërgohet gjatë nga Danimarka.

Refuzimi është më i fuqishëm në Bavari, shtetin më madh të Gjermanisë dhe bazë për kompanitë, përfshirë Allianz SE, BMË AG dhe Siemens AG. Ajo zotëron pjesën më të madhe të prodhimit të energjisë diellore të Gjermanisë dhe dëshiron të mbajë fabrika prodhuese me gaz natyror për të plotësuar hendekun në prodhimin e energjisë elektrike, në mungesë të diellit.

Protestuesit argumentojnë se linjat e reja të energjisë nuk do të jenë aspak estetike për syrin si dhe të rrezikshme për shëndetin.

Revista Monitor, 13.04.2015