Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama: Për tre vite, liberalizojmë tregun energjitik

Kryeministri Rama theksoi se ky do të jetë viti i thellimit të reformës energjetike dhe konsolidimit të kësaj baze ligjshmërie.
I pranishëm gjatë Konferencës së aktivitetit “Bilanci i OSHEE. Rezultatet e skemës lehtësuese të pagesës së borxheve të energjisë”.

Rama: Brenda 3 viteve, liberalizojmë 40 % te tregut, Reforma e rradhës: ANTI KRIMI NE SEKTORIN E NAFTES

“Fakti që kompania është publike nuk e bën atë më pak të përgjegjshme. Ajo administron një pasuri të pazëvendësuar kombëtare”- theksoi kryeministri, duke shtuar se projekti i financuar i rimëkëmbjes së sistemit energjetik, i siguruar pikërisht nga reforma rrënjësore në këtë sektor, me një shifër prej 150 mln euro.

“ Sigurimi i këtij financimi dhe lehtësia e shtuar për financime të tjera është rezultat i përgjigjeve masive ndaj apelit, për tu bërë të gjithë bashkë, duke u treguar patriot, duke paguar secili pjesën e vet të detyrimit, në raport me këtë pasuri kombëtar.”- bëri thirrje Rama.

Kryeministri nuk la pa përmendur edhe faktin se kompania KESH ka shlyer 70 % të borxheve ndaj HEC-eve private.

“ Brenda këtij viti do të shlyen të gjitha, kjo reformë i dha mundësi ta paguante.” – tha Rama, duke shtuar se kështu do heqim lakun nga qafa e shqiptarëve dhe do i japim mundësi rimëkëmbjes së sektorit.
Plani i liberalizimit, sipas kryeministrit, përfshin planin për 40 % të tregut dhe nxitjes së investimeve, brenda 2018.

Kryeministri në fund hodhi një paralajmërim, që lidhej me një reformë të re që do të vijojë, sipas tij, duke thënë: “Kush shet naftë pa standarde të cilësisë, ka vetëm pak javë kohë për t’u kthyer në kornizën e paralajmëruar nga ligji. Operacioni anti-krim në sektorin e naftës do të jetë frontal, nga pikat hyrëse, nxjerrje, përpunimi deri të pikat e shitjes.”

Gjiknuri: Ky sektor po pasurohet me investime vit-pas-viti

“Ajo që kemi thënë që në vitin 2018 ta bëjmë këtë sektor të ecë me këmbët e saj po bëhet realitet. Mjafton të shohim borxhin e ulur. Ky sektor vit pas viti po pasurohet me investime në mënyrë që edhe Shqipëria të ketë një treg të pastër, një kulturë e re pagese që të kemi furnizime të qëndrueshme dhe të krijohet hapësira për investime. Sektori i energjisë ka mundësi të mëdha për investime. Shembulli i këtyre muajve është se kur ka vullnet qeveritar, edhe fenomeni i vjedhjes së energjisë elektrike po shmanget pak e nga pak.”- deklaroi Gjiknuri.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe administratori i përgjithshëm i OSHEE-së Adrian Cela.

Revista Monitor,  08.04.2015