Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE: Aksion ndaj debitorëve në Dibër

Agjencia e OSHEE-së në Qarkun e Dibrës, pas mbarimit të afatit të fundit të shlyrjes së faturave, prej dy ditësh ka vijuar aksionin e ndërprerjes së energjisë. 

Burime nga OSHEE-ja konfirmojnë, se gjatë këtyre ditëve ka vijuar me intensitet prerja e energjisë për abonentët debitorë, sidomos në komunën Ostren, në rrethin e Bulqizës, ku grupi i punës i OSHEE-së, i mbështetur dhe nga forcat e rendit, u ka ndërprerë energjinë 108 abonentëve debitorë.

Ndërprerje të energjisë ka pasur edhe në Peshkopi dhe Burrel për abonentët debitorë. Burime nga OSHEE bënë të ditur se, në të gjithe Qarkun e Dibrës janë ngritur grupe pune për ndërprerje të energjisë për abonentët debitorë, ku në secilin prej këtyre grupeve është prezente edhe Policia e Shtetit.

Ndërkohë, po sipas burimeve nga Agjencia Rajonale e OSHEE-së, mësohet se aktualisht aksioni për shlyerjen e detyrimeve dhe ndërprerja e energjisë vijon me intensitet të lartë, nisur kjo nga fakti se 31 marsi ishte afati i fundit për shlyerjen e detyrimeve dhe lidhjen e kontratave.

Top Channel,  04.04.2015