Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Stabilizohet prodhimi në KEK

Tash e disa vite, koncepti i menaxhimit ne KEK ka ndryshuar nga aktivitetet emergjente te investimeve dhe mirëmbajtjes ne ato preventive dhe te planifikuara.

Fale kësaj, dhe mobilizimit në të gjitha hallkat e ndërlidhura, përkundër operimit me njësi qe kane një moshe mesatare 40 vjeçare,KEK ka arritur qe vit pas viti te rris ne mënyrë te vazhdueshme nivelin e prodhimit, me ç’rast ne vitin 2013, prodhimi arritur prej 6 milion e 300 mijë MWh, ishte dyfish me i madh ne krahasim me atë qe ishte dhjete vite me herët. Si rrjedhim, për here te pare pas lufte, ne Kosove prodhimi energjisë kishte tejkaluar konsumin ne nivel vjetor.

Pas avarisë aksidentale qe ndodhi ne qershor 2014 ne Termocentralin Kosova A, korporata është përballur me shume sfida dhe ka kaluar një dimër te vështirë.

Me këtë rast, edhe pse është ballafaquar me mungesë te hyrave te rregulluara për shkak te mungesës se prodhimit,  korporata ka mbijetuar dhe ka arritur qe te gjitha aktivitetet investive rreth  funksionalizimit te këtyre njësive te kryej ekskluzivisht me forca vetanake.

Përkundër gjendjes se konstatuar pas aksidentit dhe moshës së këtyre njësive, fale përkushtimit maksimal te menaxhmentit dhe punëtorëve te KEK-ut, me kursime buxhetore te bëra nga gjitha linjat pos atyre qe prekin operimet qenësore dhe sigurinë, investimet ne riparimin e njësive te Kosovës A janë duke shkuar drejt përfundimit

Si rrjedhim, pas përballjes me sukses me gjithë këto sprova, njësite dhe stabilimentet prodhuese te qymyrit dhe energjisë elektrike, janë kthyer ne binare te rregullte te ciklit operues, dhe KEK është duke prodhuar sipas planit.

Nga aspekti teknik termocentralet si njësi gjeneruese te energjisë elektrike  prodhojnë ne baze te bilancit vjetor te aprovuar ku janë te definuar te gjitha afatet kohore te ndalesave te secilës njësi gjeneruese Ne këtë vije, duke marr parasysh ngarkesat sezonale te shfrytëzimit te njësive gjeneruese dhe pajisjeve ne miniera , tashme kemi hyre ne sezonin e rregullte te remonteve dhe përgatitjeve teknologjike te tyre për periudhën vijuese vjeshte/dimër .

Me këtë rast, ne njësinë  B1 janë duke u zhvilluar aktivitet te planifikuara te mirëmbajtjes, si edhe disa intervenime te nevojshme qe janë kërkuar te bëhen nga kontraktoret e Termokosit për sa i përket ko-gjenerimit. Te gjitha këto pune do te përmbyllën brenda një afati 10 ditor. Pas përfundimit te kësaj, dhe lëshimit ne pune kësaj njësie, sipas bilancit ne njësinë B2 do te ndërmerren veprime te mirëmbajtjes se rregullte, qe pritet te zgjasin 35 dite.

Te gjitha këto aktivitete te planifikuara tash e një vit me pare, qe rrisin qëndrueshmërinë  e njësive do te mundësojnë furnizuesit publik ( KEDS) dhe Termokosit furnizim stabil me energji elektrike dhe ngrohje nga prodhimi vendor.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  03.04.2015