Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimi i naftës sot në vend

Çmimi në rënie në bursat ndërkombëtare është reflektuar edhe në çmimin final të naftës me shumicë që shitet në vendin tonë. Nafta me shumicë gjatë ditës së sotme shitet me 151.4 lek për litër, që shënon edhe një rënie prej 0.4%, krahasuar me një ditë më parë. Çmimi i pasqyruar është aktual, dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës vijnë, veç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore. Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, duke i shtuar në vlerën e saj përfundimtare të gjitha kostot të cilat janë të detyruara me ligj, përfshirë barrën shtetërore e cila sot regjistrohet në 93 lek për litër.

Scan TV,  25.03.2015