Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Turqia dhe Azerbajxhani fillojnë ndërtimin e TANAP

Turqia dhe Azerbajxhani nisën sot ndërtimin e gazjellësit të Trans-Anadollit (TANAP), një projekt që do të mundësojë transportimin e gazit natyror të Azerbajxhanit në Turqi e nëpërmjet saj, në Bashkimin Evropian.

Projektit TANAP parashikon transportimin e gazit natyror të Azerbajxhanit në tregun e brendshëm turk me anë të linjave gazsjellëse që do të ndërtohen dhe nëpërmjet Turqisë shitjen e gazit natyror në Evropë.

Dy krerët e shteteve, Recep Tayyip Erdogan dhe Ilham Aliev vendosën në mënyrë simbolike gurin e parë të gazjellësit në qendrën Selim, pranë Karsit, sipas programit të publikuar nga presidenca turke.

Presidenti Erdogan tha se objektivi është që Turqia të shndërrohet në një qendër të shpërndarjes së energjisë dhe të bëhet një në 10 ekonomitë më të fuqishme në botë.

“Projekti TANAP në të gjitha këto projekte është i një rëndësie të veçantë përsa i përket destinacionit dhe objektivave. Ky projekt nuk ka asnjë projekt tjetër si alternativë. Në këtë drejtim, është një projekt unik ku korridori i gazit, pasi të përfundojë plotësisht me të gjitha etapat e tij dhe të hyjë në punë, do të kemi krijuar një lidhje të fuqishme mes rajonit Kaspik me Evropën. Për këtë projekt krahas Azerbajxhanit, Gjeorgjisë dhe Turqisë kanë nevojë e gjithë gjeografia e Euroazisë”, u shpreh ndër të tjera Erdogan.

Gazjellësi TANAP, që do të jetë operacional në vitin 2018, do të rilidhë në 1850 kilometra kufirin gjerorgjian të Turqisë me kufirin grek duke përshkruar të gjithë Anadollin. Kapaciteti fillestar prej 16 miliardë metër kub në vit do të arrijë në 23 miliardë metër kub gaz në vitin 2023 dhe më pas në 31 miliardë në vitin 2026. Sipas media azerbajxhanase, ndërtimi i TANAP do të kushtojë 10 deri në 11 miliardë dollarë.

Gazeta Shekulli,  19.03.2015