Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vijon samiti i naftës, gazit dhe energjisë

Samiti për energjinë, naftën dhe gazin ““Albania Oil, Gas e Energy 2015” zhvillon sot ditën e dytë i cili po mbahet në Tiranë. Në fjalën e tij Ministri për Zhvillimin Ekonomik Arben Ahmetaj theksoi në fjalën e tij se Shqipëria synon që brenda 10-15 viteve të mos blejë apo importojë më energji por ta prodhojë vetë atë.

Në këtë mënyrë siç nënvizoi Ministri Ahmetja do të rriteshin kapacitetet prodhuese të energjisë në vendin tonë si dhe paratë do të mbeteshin në Shqipëri dhe do të shkonin për qytetarët.

“Nëse shohim burimet dhe resurset në të gjithë botën unë përqendrohem tek ato në rajon. Kjo është shumë e rëndësishme, në një shtet demokratik. Prandaj siguria energjike në një periudhë kur proceset gjeopolitike në Evropë janë në një rrugë të mirë. Po ashtu TAP është një projekt politik apo edhe ekonomik. Kur flasim për energjinë elektrike, ne kemi qenë vend importues për të paktën 1 dekadë. Por nëse bëjmë gjënë e duhur do të ketë shumë zhvillime, që brenda 10-15 vite të kemi kapacitete më të mira. Nëse nuk do të shpenzojmë para për të blerë energji jashtë vendit tonë, është një lajm shumë i mirë sepse do të thotë se kemi kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar energji të mjaftueshme dhe se paratë do të qëndrojnë këtu për qytetarët.” theksoi në fjalën e tij Ministri Ahmetaj.

Samiti “Albania Oil, Gas e Energy 2015” është në ditën e tij të dytë dhe të fundit. Në hapjen e tij ditën e djeshme Kryeministri Rama bëri të ditur se brenda vitit Shqipëria do të privatizojë Albpetrolin, ndërsa nënvizoi edhe dhe resurset e mëdha energjetike që zotëron vendi ynë.

Shqiptarja.com  18.03.2015