Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investimet e mëdha në energjitikë

Ky vit shënon kthesën e madhe në investimet e huaja private që do të angazhohen në ekonominë shqiptare. Gazsjellësi TAP, projektet e HEC–eve në lumin Devoll dhe Rruga e re e Arbrit që tashmë kanënisur, do të sjellin 2 miliardë investime në ekonomi gjatë tre-katër viteve në vazhdim, shumë kjo sa 17% e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe me 15 mijë vendetë reja pune. Axhendat e projekteve

Dekadën e fundit kemi dëgjuar për investime miliarda euro në sektorët shqiptarë të turizmit dhe energjisë, infrastrukturës etj., por pothuajse të gjitha janë shuar që në fillesa, për arsye ende pasqaruara tërësisht.

Për investitorët e huaj, Shqipëria ështëatraktive, me tregje ende të pamaturuar dhe ofron norma të larta fitimi, por fakti që politikanët shqiptarë janë tëvetëdijshëmpër këto të mira natyrore, i ka bërë ata të mos jenë dorëlëshuar. Kostot e korrupsionit dhe procedurat burokratike nëtëshumtën e rasteve pengojnë. Ndryshe nga rajoni, investitorët nëShqipëri nuk kapen “për xhakete”, u duhet mund, forcë dhe guxim për të investuar në një vend ku rregullat e lojës ndërrojnë gati çdo vit. Por, tani, kur laku ka shkuar në fyt dhe burimet për rritjen e ekonomisë kanë shteruar, qeveria është bërë më e paqtë me investitorët.

Gazsjellësi TAP, projektet e HEC-eve në lumin Devoll dhe Rruga e re eArbrit që janë në aktivizim e sipër, do të sjellin 2 miliardë investime në ekonomi gjatë tre-katër viteve në vazhdim,shumë kjo sa 17% eProdhimit tëBrendshëmBruto. Të paktën nëpesë vitet e ardhshme, zhvillimi i këtyre projekteve shihet si burimi kryesor i rritjes dhe me impakt në punësim me më shumë se 15 mijë vende të hapura rishtas. Në vitin 2008, kur investimet nëRrugën e Kombit arritën kulmin, ekonomia evendit u shtua me 8%, pavarësisht se, përfitimet ishin të kufizuara dhe nuk shtrinë efektin në vitet e mëvonshme.

Ky vit shënon një moment të rëndësishëm për vendin në aspektin e investimeve. Gazsjellësi TAP, me rëndësi ndërkombëtare, investimi më imadh indërmarrë ndonjëherë në Shqipëri, pritet të nisë punën gjatë muajit qershor dhe tëangazhojë mbi 1 miliard euro deri në fund të vitit 2019. Kompania Starcfraft ka nisur punën për HEC-et e lumit Devoll dhe po ndërton një rrugë krejt të re që lidh zonën me aksin nacional, me një vlerë investimi 535 milionë në total për tre HEC-e.

Nga ana tjetër, Ministria e Transportit është duke finalizuar projektin për ndërtimin me koncesion tëRrugës së Arbrit nga një kompani kineze. Rruga planifikohet tëpërfundojë nëvitin 2018, ndërsa kontrata e koncesionit pritet të nënshkruhet gjatëprillit. Burimet nga Ministria e Transportit bënë me dije se projekti 35 kilometra kushton 270-300 milionë euro, do të financohet nga banka “Chinese Exim Bank”dhe do tëndërtohet nga kompani shtetërore kineze.

Qeveria përllogarit që efekti i këtyre investimeve, që këtë vit, do të ketë efekt në rritjen ekonomike me rreth 0.5%, ndërsa kulminacioni i përfitimeve nga këto projekte do të jetënë vitin 2017. Këtë vit,efektet do të jenë më të zbehta, për shkakse investimet do tëfokusohen në infrastrukturën mbështetëse.

Ndikimi, efekti në PBB 743 mln euro

Projekti TAP, sipas analizave të bëra nga kontraktorë tëposaçëm të konsorciumit, do të ndikojë ekonominë e vendit tonë në tre drejtime kryesore: në rritjen ekonomike, në rritjen e punësimit dhe në rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Në total, vlerësohet se impakti i TAP do të jetë 500 mln euro për PBB-në e Shqipërisë dhe 243 milionë euro të tjera do të vijnë si pasojë e efektit indirekt të TAP. Gjithsej, vlera e përfitimit llogaritet të jetë 743 mln euro.

Punimet në Shqipëri dotë shtrihen në vitet 2015-2017. Nga punimet e drejtpërdrejta, projekti TAP pritet të prodhojë një vlerë të shtuar për ekonominë me rreth 157 milionë eurodhe hapjen e 4200 vendevetë reja të punës. Kulmi iefekteve do të jetë në vitin 2017, ku PBB-ja e vendit do të gjenerojë 57 milionë euro nga ky projekt. Këto janë ndikimet e drejtpërdrejta, por përfitimet mëtë mëdha duket se dotë jenë indirekte.Kompanitë e mëdha të kontraktuara për ndërtimin e tubacioneve dhe stacioneve të kompresorëve do të nënkontraktojnë për punimet kompanitë vendase. Nënkontraktohet përllogaritet të punësojnë edhe 4400 punonjës të tjerë, duke injektuar në mënyrë jo tëdrejtpërdrejtë edhe 110 milionë euro të tjera. Por nga harxhimet që do të kenë punonjësit e TAP gjatë periudhës së ndërtimit do tëshërbejnë si një nxitës i madh për konsumin në vend. Në këtë mënyrë llogariten të shpenzohen edhe 106 milionë euro në PBB më 2017 dhe gjithashtu të hapen edhe 5800 vende të reja pune.

Raporti vlerëson se që në vitin e parë të punës, në PBBe Shqipërisë do të vijnë7.6 milionë euro dhe do të krijohen 190 vende pune dhe 2.1 milionë euro të tjera dhe 260 vende pune do të vijnë si efekt i impaktit indirekt. Këto efekte pritet të zgjasin deri në 50 vjet, duke sjellë rritje të vazhdueshme të ekonomisë shqiptare.

Gjithë ky aktivitet do të rrisë të ardhurat për buxhetin e qeverisë shqiptare. 15 mln euro do të përfitohen më2017 dhe 17 milionëtë tjera nga ndikimi jo i drejtpërdrejtë. Një ndikim të madh do të kenë edhe investimet që do të shoqërojnë TAP.

TAP-i do të zhvillojë infrastrukturën energjetike shqiptare dhe do të afrojë investime të huaja madhore në vend. Si i tillë, ai do të ndihmojë të gjenerojë aktivitet ekonomik, duke hapur vende pune dhe duke zhvilluar aftësitë e lokaliteteve ku kalon.

TAP-i ka marrë mbështetje të fuqishme nga qeveria e Shqipërisë dhe është përcaktuar si ‘Projekt i Rëndësisë Kombëtare’. Përveç shtytjes për të ardhura vjetore të qëndrueshme dhe të parashikueshme pasi të bëhet operativ, TAP-i mund të mbështesë edhe Shqipërinë në përmbushjen e nevojave të veta energjetike në të ardhmen, duke zhvilluar një treg të brendshëm energjetik.

TAP-i po mbështet zhvillimin e tregut të gazit natyror në Shqipëri dhe tashmë po ndihmon me hartimin e Master Planit Kombëtar për Gazin.

TAP, paketa e punimeve për Shqipërinë

Gjurma e TAP-it përmes Shqipërisë është rreth 210 kilometra në pjesën tokësore dhe 37 km në pjesën detare në ujërat territoriale shqiptare të Detit Adriatik. Seksioni fillon në Bilisht Qendër në Qarkun e Korçës në kufirin shqiptar me Greqinë dhe mbërrin në Detin Adriatik, 17 km në veriperëndim të Fierit, 400 metra në tokë nga vija bregdetare.

Në afërsi të Fierit do të ndërtohet një stacion kompresor, si dhe është planifikuar një stacion tjetër në afërsi të Bilishtit, nëse kapaciteti i gazsjellësit zgjerohet në 20 miliardë metra kub. Përgjatë kësaj gjurme do të ndërtohen nëntë stacione valvulash bllokimi.

Në zonat malore, do të ndërtohen afërsisht 58 km rrugë të reja dytësore, ndërsa 44 km ekzistuese do të përmirësohen. Do të rehabilitohen 50 ura dhe do të ndërtohen dy të reja. Këto punime planifikohen të nisin këtë vit. Për ndërtimin e rrugëve janë vënë në dispozicion 60 mln euro.

Puna në çdo segment ndërtimi përllogaritet të zgjasë rreth tre muaj. Si edhe në pikat e tjera të gjurmës së TAP-it, tubacioni do të jetë i futur nëntokë.

Ndërtimi i gazsjellësit TAP dhe faciliteteve të lidhura me të do të kryhet në faza dhe do të ndikohet nga kushtet e motit, si dhe në disa raste, edhe nga kufizime sezonale. Konkretisht ndërtimi intensiv përgjatë korridorit do të segmentohet për t’u kryer në periudha 3 deri në 6-mujore. Megjithatë, aksesi i përgjithshëm në tokë do të nevojitet për një periudhë më të gjatë kohe, për të mundësuar aksesin e vazhdueshëm për qëllime transporti dhe aktivitete të tjera periferike ndërtimi.

Gazifikimi i Shqipërisë pas 2020

Paralel me ndërtimin e gazsjellësit TAP,Shqipëria është duke përgatitur projektet për gazifikimin e vendit. Por kjo nuk do të ndodhë para vitit 2020. Burimet nga Ministria e Energjetikës bënë me dije se Bashkimi Europian ka financuar 1.1 milionë euro për hartimin e masterplanit që do të ndihmojë në gazifikimin e vendit.Kompania azere ‘SOCAR’ është angazhuar për të asistuar qeverinë shqiptare në hartimin e projekteveparapërgatitore për fizibilitetin. Për këtë qëllim, para pak ditësh janë mbledhur në një takim në Tiranë përfaqësues të lartë të kompanive ‘SOCAR’, ‘British Petroleum’, ‘Shell’ etj.
Krijimi i një tregu gazi në Shqipëri është një hap cilësor për ekipin menaxhues të TAP, të cilët, duke siguruar tregjet tërësisht të virgjëria si ai i Shqipërisë, hyjnë më tësigurt në investim.Shqipëria aktualisht vuan nga mungesa e burimeve të brendshme të energjisë, duke lënë të kuptohet se, ajo është shumë e varur nga importet për të përballuar kërkesën. SipasInstitutit të Statistikave, importet e energjisë elektrike zënë gati 50% të totalit të energjisë për konsum. Në këtë kuptim, TAP është burim i madh alternativ energjie për Shqipërinë

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah DenizII në Azerbajxhan për në Europë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë nëItalinë e Jugut. Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Europës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vende të tjera. Vend-dalja e TAP nëItali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha europiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria. Shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, furnizimet e para drejt Europës pritet të vijojnë rreth një vit më vonë.

Shpronësimet, misioni i vështirë i TAP

Përmes një vendimi të muajit të fundit, Këshilli i Ministrave ka miratuar tjetërsimin nga tokë bujqësore në truall të një sipërfaqeje totale prej 153 hektarësh në funksion të Gazsjellësit Transadriatik. Parcelat në fjalë shtrihen në Korçë, Berat dhe Fier, ndërkohë që qeveria u kërkon drejtorive përkatëse të administrimit dhe mbrojtjes së tokës të pasqyrojnë në dokumentacionin kadastral përkatës ndryshimet e kategorisë së resursit nga tokë bujqësore në tokë urbane (truall) për sipërfaqen në fjalë.Ish-drejtori i TAP, Klejtil Tungland, ka pohuar se, sfida kryesore e projektit është shpronësimi i 55 mijë pronarëve. Në Shqipëri,çështja e pronave dhe statusi i tyre ligjor është shumë më i komplikuar se në vendet ku kalon projekti.Tubacionet e gazsjellësit do të prekin disa qendra banimi, me jo më shumë se 400 banorë, ndërkohë që janë identifikuar 7000 pronarë që do të trajtohen me kompensim.

Menaxherët e TAP kanë nisur takimet intensive në komunat dhe bashkitë ku kalon projekti për të realizuar në kohë shpronësimet. Burimet zyrtare të TAP kanë pohuar se, do ta blejnë tokën vetëm nëse ngastra ndodhet në një territor ku është planifikuar të ndërtohen stacionet kompresorë, stacionet e valvulave të bllokimit ose instalime të tjera në sipërfaqe. Pjesa tjetër e tokës e kërkuar nga TAP-i, ose do të merret në përdorim, ose do të merret me servitut.Kompensimi do të përllogaritet si vijon: 1-Kompensim për tokën me vlerën e zëvendësimit. 2-Kompensim për të gjitha strukturat ose zhvillimet në tokë, të cilat janë në pronësi me vlerën e zëvendësimit.3-Kompensim për të gjithë të mbjellat aktuale një ose shumëvjeçare me vlerën e zëvendësimit. TAP-i do të marrë me qira tokën për kohëzgjatjen e ndërtimit. Ky lloj aksesi i përkohshëm për tokën, që do të nevojitet për disa mjedise të përkohshme, si sheshet e magazinimit të tubave dhe sheshet e ndërtimit. Toka që do të merret me qira ose në përdorim nga TAP-i, për rreth dy vjet, do t’iu rikthehet pronarëve në kushte tërësisht të rehabilituara. Ata do të kenë mundësi të kultivojnë më tej pa asnjë lloj kufizimi. Për kompensim do të përdoret harta zyrtare e çmimeve tëpronave. Burimet zyrtare të TAP pohojnë se, të gjitha marrëveshjet do të nënshkruhen përpara fillimit të ndërtimit dhe pasi të gjithë pagesat për aksesin në tokë të jenë kryer. Kompensimi për ndikimin në bimë dhe të mbjella, ose veprimtari të tjera jetese, do të paguhen kur të ndodhë ndikimi. TAP-i do të kërkojë të arrijë marrëveshje të negociuara me pronarët dhe përdoruesit e ndikuar të tokave në të gjitha rastet e mundshme. TAP-i do të përdorë servitutin e detyruar ose shpronësimin vetëm nëse përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje dështojnë, dhe kjo do të bëhet në përputhje me ligjet kombëtare për shpronësimin.

Rëndësia strategjike e Projektit TAP

Projekti TAP, për të cilën kanë lobuar dy qeveritë shqiptare, përfshin veç të tjerash, interesa kontinentale. Në nivel gjeopolitik, partneriteti strategjik i TAP-it me Bashkimin Europian, vërtetohet nëpërmjet mbështetjes që kanë dhënëKomisioni dhe Parlamenti. GjithashtuTAP-i është përcaktuar si Projekt i interesit të Përbashkët.

Në nivelin e qeverisë kombëtare, të tre vendet nëpër të cilat do të kalojë gazsjellësi – Greqia, Shqipëria dheItalia – në vitin 2013 kanë konfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët kundrejt TAP-it, me nënshkrimin e një marrëveshjeje trepalëshe ndërqeveritare. Që prej nënshkrimit, marrëveshja është ratifikuar nga parlamentet e të tre vendeve. Janë nënshkruar gjithashtu marrëveshje individuale me qeveritë pritëse (HGA) sikurse janë ato me qeveritë e Shqipërisë dhe të Greqisë. Këto marrëveshje përcaktojnë kuadrin sipas të cilit do të realizohet TAP-i dhe se si do të operojë ai në secilin vend.

Në Shqipëri, ku TAP-i është përcaktuar si “projekt i rëndësisë kombëtare”, ai po mbështet gjithashtu qeverinë me hartimin e një plani për tregun e brendshëm të gazit.

Në Europën Juglindore, që është një nga rajonet që do të përfitojë më shumë nga hapja e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është bërë pjesë e një sërë Memorandumesh Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi me zhvilluesit e Gazsjellësit.

Edhe në qershor të vitit 2013, Ministritë e Punëve të Jashtme të gjashtë vendeve (Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia,Italia dhe Mali i Zi) u takuan në Dubrovnik, Kroaci, për të konfirmuar edhe një herë mbështetjen e nivelit të lartë politik të vendeve të tyre për TAP-in.

Devoll Hydropower, investimi 535 milionë euro

E regjistruar në Shqipëri me emrin Devoll Hydropower, kompania norvegjeze Starcraft ka nisur punën për ndërtimine HEC-it të Banjës dhe Moglicës.

Përfundimi i dy HEC-eve të para do të rrisë prodhimin e energjisë me 17%nëpërmjet një investimi 535 milionë euro.Gjithashtu në zonën ku po zhvillohet projekti janë duke u ndërtuar apo duke u përmirësuar mbi 100 kilometër rrugë dhe ura -bëjnë me dije burimet zyrtare tëkompanisë.

Aktualisht po punohet në ndërtimin e rrugës së rezëvendësuese Banjë-Gramsh-Ura e Trashovicës.Projekti lidh Gramshin me Korçën, në zonën e Moglicës dhe më tutje. Me pak investime në të ardhmen edhe nga qeveria shqiptare mundësohet që gjithë kjo trevë të ketë një lidhje të dyfishtë, pra edhe me Elbasanin, edhe me Korçën. Vetëm për rrugën janë angazhuar rreth 600 punonjës. Vlera e ndërtimit të kësaj rruge është 33 milionëeuro dhe parashikohet të përfundojë në shkurt 2016.

Në përputhje me një marrëveshje koncesioni të nënshkruar dhe miratuar nga Parlamenti shqiptar në vitin 2009, Devoll Hydropower do të zhvillojë, ndërtojë dhe operojë tre hidrocentrale në kaskadën përgjatë lumit Devoll, i cili ndodhet në pjesën juglindore të Shqipërisë. Kapaciteti total i instaluar i këtij projekti do të jetë prej rreth 280 MW, kur të përfundojë ndërtimi në vitin 2019.

Marrëveshja e koncesionit e ka fituar të drejtën për të shfrytëzuar potencialin e hidrologjik të lumit Devoll në mes të fshatit Banje në Bashkinë e Elbasanit dhe Komunën e Maliqit në Rrethin e Korçës.

Devoll Hydropower është aktualisht një nga investimet më të mëdha hidroelektrike në Ballkan dhe i pari investim publiko-privat, në Shqipëri.

HEC-i Banjës dhe i Moglicës janë përfshirë në punime. Starcfrat për HEC-in e Banjës do të përdorë dy njësi turbinash Francis dhe do të ketë një kapacitet të instaluar prej përafërsisht 65 MW.

HEC-i i dytë i Moglicës është hidrocentrali më i lartë dhe më i fuqishëm nga hidrocentralet e projektit. HEC-i do të përdorë dy njësi turbinash Francis dhe do të ketë një kapacitet të instaluar prej përafërsisht 175 MW.

Nga shfrytëzimi i HEC-ittë Moglicës, uji do të rrjedhë në rezervuarin e HEC-it të tretë, atij tëKoklës. Por burimet zyrtare nga kompania bëjnë me dije se, për HEC-in e Koklës do të vendoset ndërtimi vetëm pasi të jenëvënë në punë dy HEC-et e tjera.

HEC-i Kokël,nëse do të ndërtohet, do të ketë një kapacitet të instaluar prej përafërsisht 40 MW.Më herët, në vitin2013, Statkraft mori edhe 50% tëEVN-së 50 dhe tani është 100% pronar i kompanisë dhe projektit të ndërtimit.

Rruga e Arbrit, punimet nisin në maj

Segmenti më i vështirë iRrugës së Arbrit, prej 35 kilometrash, i pambuluar me financim, së shpejti finalizon marrëveshjen për ndërtimin me koncesion të formës së partneritetit publik-privat. Burimet nga Ministria e Transportit bënë me dije se, posaçërisht për Rrugën e Arbrit, qeveria do të miratojë një ligj tëveçantë për koncesionin. Projekti ështëçuar për mendim nëMinistrinë e Ekonomisë dhe të Financave dhe brenda pak ditësh mbërrin në Këshillin e Ministrave. Sipas axhendës paraprake,Ministria e Transportit pret që projektligji për koncesionin e Rrugës së Arbrit të ketë kaluar nëKuvend gjatë muajit prill dhe më pas menjëherë do tënënshkruhet marrëveshja me kinezët dhe punimet pritet të nisin në muajin maj.

Projekti 35 kilometra kushton 270-300 milionë euro, do të financohet nga banka “Chinese Exim Bank” dhe do të ndërtohet po nga kompani shtetërore kineze. Ky projekt është i treti më i madh për nga rëndësia në infrastrukturën rrugore kombëtare të vendit.

Projekti i rrugës i prezantuar gati 10 vite më parë, ka hasur vështirësi për gjetjen e financimeve. Borxhi i lartë shtetëror kushtëzon marrjen e huave të reja për finalizimin e projektit. Por qeveria aktuale e ka shpallur këtë aks prioritet, duke synuar të lërë një gjurmë të madhe në infrastrukturën rrugore, ka gjetur formën e koncesionare për realizimin e investimit.Pas vënies në funksion, rruga do të jepet me pagesë.

Në total, Autostrada ka vetëm 72 kilometra që lidhin Tiranën me Maqedoninë nëpërmjet Peshkopisë. Aksi Bulqizë-Peshkopi, rreth 21 km, tashmë është finalizuar dhe 16 kilometra të tjera janë në ndërtim. Për shkak të çështjeve të financimit, segmenti tjetër prej 35 km nuk ka filluar ende. Financimi i plotë i këtij projekti kërkon një shumë prej 270-300 milionë eurosh, duke dhënë akses në rajone të varfra dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik me vendet e rajonit të Lindjes.

Rruga e Arbrit fillon nga Unaza e Madhe e Tiranës, vazhdon përgjatë lumit të Tiranës në drejtim të lindjes, në Zall Dajt, Qafë-Murrizë, Ura e Vashës, Plan Te Bardhë, Qafë-Buall, Bulqizë, Ura e Qytetit, Zerqan, Ura e Cerenecit, Gjoricë dhe Bllatë, në kufi me Maqedoninë. Projekti i propozuar, i quajtur “fshati Dajti – Ura e Vashës”, përfaqëson pjesën e dytë të kësaj rruge. Ky seksion kalon nëpër një terren malor, në pjesën verilindore të Tiranës, e ka pikën e vet fillestare në pjesën verilindore të fshatit Zall Dajt dhe përfundon deri në afërsi të Bulqizës, pas kalimit tek Ura e Vashës mbi lumin Mat. Rruga që e ka origjinën nga periudha romake, do të kalojë në 10 zona dhe do të shkurtojë me rreth 70 kilometra rrugën e sotme nga Burreli.

Devoll Hydropower punëson 950 shqiptarë

Devoll Hydropower ka hyrë në fazën e ndërtimit në fillimin e vitit 2014. Hidrocentrali i Banjës, si pjesa kryesore e projektit, është në fazë të avancuar ndërtimi, ku së shpejti pritet përfundimi i godinës së hidrocentralit dhe kanalit shkarkues, pohuan burimet zyrtare të kompanisë në Shqipëri për revistën “Monitor”. Në shkurt 2015 u zhvillua ceremonia e hapjes së punimeve për rrugën zëvendësuese Banje-Gramsh. Rruga ekzistuese do të përmbytet nga rezervuari i hidrocentralit të Banjës. Ky HEC pritet të hyjë në fazën e operimit në fund të vitit 2016, bëjnë të ditur të njëjtat burime.

Në të njëjtën kohë kanë nisur edhe punimet përgatitore për hidrocentralin e Moglicës, dhe së shpejti pritet fillimi i punimeve të ndërtimit. Hidrocentrali i Moglicës do të hyjë në fazën e operimit në fund të vitit 2019. “I gjithë projekti i Devollit do të ketë një kapacitet të instaluar prej 256 MW, kapacitet që përbën 17% të prodhimit energjetik në vend. Në ndërtim e sipër është rruga zëvendësuese në zonën e Moglicës dhe rindërtimi i aksit kombëtar Kodovjat-Moglicë”, njoftoi Devoll Hydropower.

Për ndërtimin e hidrocentralit të Devollit, mësohet të jenë angazhuar disa firma nënkontraktore. Këto firma mbulojnë komponentë si ndërtimet civile, supervizim, projektim, ndërtim rrugësh zëvendësuese, punime hidraulike dhe elektrike etj. Së bashku me nënkontraktorët, projekti i Devollit punëson sot më shumë se 1200 punëtorë, 950 prej të cilëve janë me nënshtetësi shqiptare.

Revista Monitor,  15.03.2015