Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë: Dy miniera jashtë përdorimi

Që nga 24 janar i vitit 2015, miniera e Stan Tërgut dhe Artanës, janë pa licenca të shfrytëzimit edhe pse të dy minierat kanë aplikuar me kohë për vazhdim të licencës sipas Ligjit për minierat dhe mineralet.

Sipas një komunikate të lëshuar nga kjo ndërmarrje, të dy këto miniera kanë aplikuar me kohë për vazhdim të licencës sipas Ligjit për minierat dhe mineralet.

“Në pamundësi të prodhimit në mungesë të licencës së shfrytëzimit, këto dy miniera, por edhe ‘Trepça’ në përgjithësi do të jenë në gjendje të rëndë financiare.”

“Përveç gjendjes së rëndë financiare, minierat do të vijnë në gjendje të rëndë edhe për çështje të sigurisë, të vendshfrytëzimeve dhe të minierës në përgjithësi.”

“Kjo situatë ka krijuar vështirësi financiare për ‘Trepçë’-n dhe nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme, do të jetë e papërballueshme dhe me pasoja të paparashikueshme për minierat e ‘Trepçë’-s.”

“Kërkojmë nga institucionet qendrore që të reagojnë shpejtë, sepse mosvazhdimi i licencës, është duke çuar ‘Trepçë’-n në një pozitë të rëndë në aspektin e sigurisë, por edhe atë financiar”, është thënë në këtë komunikatë.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 10.03.2015