Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri takon kryeministrin e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim ministrin e Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri.

Kryeministri Mustafa vlerësoi lartë rëndësinë që ka për dy vendet themelimi i tregut të përbashkët energjetik, si dhe hapat e tjerë konkret në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryeministri Mustafa po ashtu shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera të ekonomisë, turizmit, infrastrukturës, etj.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, po ashtu theksoi përkushtimin për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Kosovën.

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë kanë themeluar Komitetin Drejtues të përbashkët të udhëhequr nga ministritë përkatëse dhe të përbërë nga përfaqësuesit e autoriteteve rregullatore dhe operatorëve të sistemit të transmetimit dhe tregut të energjisë.

energjia.al  12.03.2015