Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AKP: Karburantet me qera, 1.5 mln euro

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka deklaruar se përmes kontratave për qiradhënie të pikave të karburanteve ka arritur që të rrisë vlerën e fondeve në mirëbesim që mbahen në Bankën Qendrore të Kosovës në shumën prej 119 mijë e 777 euro në muaj apo 1 milionë e 437 mijë e 324 euro në vit.

Lidhur me këto kontrata të qiradhënies, Agjencia ka zhvilluar tenderë të hapur dhe publik për lëshimin me qira të këtyre pikave të karburanteve, shkruan Kosova Press.

Agjencia do të vijojë me lëshimin me qira edhe të pikave tjera të karburanteve, me qëllim rritjen edhe më tej të buxhetit të fondeve.

Revista Monitor, 10.03.2015