Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fluturon avioni i parë me panele diellore

Për herë të parë në histori, një avion me energji diellorë, i quajtur Solar Impulse 1, ka nisur një fluturim përreth globit. Avioni është nisur nga Abu Dhabi në orën 7 e 12 minuta të mëngjesit ditën e hënë dhe me destinacion Omanin. Ky do të jetë vetëm ndalesa e parë pasi avioni pa karburant do të fluturojë mbi Oqeanin Paqësor e Atlantik përreth gjithë botës për 5 muaj. Ky mjet fluturues ka një peshë 2.3 tonë dhe ecën me nje shpejtësi prej 70 km/h. Ai ka një gjatësi nga krehu në krah 72 metra. Mbi këtë gjatësi jave montuar panelet diellore të cilat mundësojnë fluturimin e këtij mjeti. Ai drejtohet nga dy pilotë zviceranë, Bertand Pikard dhe Andre Borshberg. Eksperimenti me solar impulse 1 është i pari me të tilla përmasa. Shkencëtarët synojnë të fusin këtë teknologji të pastë, për të mundësuar transportin pa karburant. Më herët teste të tilla janë kryer edhe te makinat.

Vizion Plus,  09.03.2015