Defekt në linjat e transmetimit në veri të vendit
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike njofton se si pasojë e defektit në linjën 110 kV të OST, e shkaktuar nga moti i keq me erë dhe reshje bore, kanë mbetur pa energji disa nënstacione.
Kështu, janë në avari: Linja 110-33 Fierzë- B.Curri, linja 110-29/1 Kalimash si dhe linja 110-24 Reps Fushë Arrëz.
Defekti në këto linja ka lënë pa energji disa n/st B. Curri, Gropaj, Fushë Arrëz, Kalimash, Krumë, Kukës.
Lënia pa tension e linjave 35kV favorizon veshjen me borë të përcjellësave dhe këputjen e tyre. Në disa linja ka pasur defekt këputje përcjellësash dhe nga grupet e OSHEE të Drejtorisë së Tensionit të Lartë, Veri , po punohet për riparimin e tyre.
Revista Monitor, 06.03.2015