Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ankandi i energjisë për muajin mars

Futet në garë edhe Kurum pasi liqenet e Bistricës, Ulëz e Shkopet u mbushën në shkurt. EFT vazhdon të dominojë tregun me sasinë dhe çmimin më të lartë

Rreshjet e muajit shkurt kanë mbushur liqenet e privatizuara nga Kurum si HEC Bistrica 1 & Bistrica 2 sh.a dhe HEC Ulëz & Shkopet sh.a, të mjaftueshme për të përballuar kërkesat e vetë Kurim për energji dhe me një tepricë prej 14160 megavatorë të cilat i janë shitur OSHEE për mbulimin e humbjeve.

Në ankandin për lotin e i të energjisë për muajin mars që përshin periudhën 01-10 mars 2015 OSHEE ka marrë energji përsëri me çmime shumë më të larta se energjia që shiti KESH gjatë shkurtit në kushte e rreshjeve të shtuara. Madje janë të njëjtat shoqëri tregtare që e blenin energjinë nga 10-16 euro për megavatorë dhe që ja shesin OSHEE me më shumë se 3 herë më shtrenjtë.

Çmimet fituese të ankandit të fundit dhe negociatave të zhvilluara në datat 23.02.2015 deri në 25.02.2015 kanë qenë nga 40 në 53 euro me një diferencë të madhe mes kompanisë serbe që ja ka shitur energjinë OSHEE me 39.95 euro për megavaorë dhe zviceranes EFT që ka sasinë më të madhe të kontraktuar(30%) dhe çmimin më të lartë 53.2 euro për megavatorë.

Nga këto çmime të larta ka përfituar edhe KURUM i cili ka privatizuar para dy vitesh 4 hidrocentrale të cilat janë një kosto prodhimi të vlerësuar nga ERE 1 lekë/këh ose rreth 5 herë më lirë se çmimi me të cilin tashmë private ja shet kompanisë së shtetit OSHEE. Me liqenet e mbushura gjatë muajit shkurt Kurum do t’i shesë OSHEE energji në vlerën e kontraktuar prej rreth 680 mijë euro vetëm për 10 ditët e para të muajit mars.

Shoqëritë fituese me sasitë dhe vlerat përkatëse nga procedura e blerjes së energjisë elektrike për datat 01-10 mars 2015, janë si vijon:

monitor_cmimi_euro ankanda mars

Sa i përket ndarjes së tregut EFT vazhdon të ketë pjesën kryesore të tregut me 30 % të sasisë(në vlerë zë më shumë 32 % të tortës pasi ka çmim më të lartë), e ndjekur nga Kurum me 22 % dhe GSA(19%). Grupi slloven Gen –I ka marrë 17 % të tregut, shqiptarja Antix 7 % dhe serbët e AXPO me 4 % të tregut.

monitor_ndarja-e-treg_sasise monitor_ndarja-e-treg_vleres

Sipas njoftimit për shtyp shoqërisë EFT AG nuk iu pranua sasia prej 18 MW në profilin band për shkak të plotësimi të sasisë së kërkuar, kurse Shoqëria GEN-I Beograd u skualifikuan, pasi sasia e energjisë elektrike e kërkuar për tu blerë nga OSHEE sh.a. për periudhën 01.10.2015-10.03.2015, u plotësua nga shoqëritë e mësipërme me cmim/njësi më të ulët.

Totali i energjisë elektrike e ofruar dhe kërkuar për t’u blerë nga OSHEE sh.a. për periudhën 01-10.03.2015 është 64,800 MWh dhe e konvertuar në vlerë monetare 3,287,088 Euro (vlera pa TVSH).

Revista Monitor,  02.03.2015