Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Posta, hapur në fundjavë për pagesat e energjisë

Posta Shqiptare u bën thirrje qytetarëve të cilët janë debitorë ndaj OSHEE, se në prag të mbylljes së afatit për kamatvonesat, sportelet e saj do të jenë të hapura deri në orët e vona të mbrëmjes.

Përmes një njoftimi të bërë publik, Posta Shqiptare shprehet se sportelet do të vijojnë të jenë të hapura edhe gjatë fundjavës me qëllim për të qenë në shërbim të qytetarëve.

“Duke marrë shkas edhe nga thirrja e OSHEE për të bërë pagesat edhe nëpërmjet kanaleve të tjera, Posta Shqiptare u rikujton qytetarëve se sportelet e saj janë të hapura deri në orët e vona të darkës për tu shërbyer dhe shmangur radhët në zyrat e OSHEE. Zyrat janë hapur edhe në fundjavë.” thuhet në njoftimin e Postës Shqiptare

Afati për pagesën e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike nga qytetarët, si dhe falja në masën 80% e kamatëvonesave, përfundon më 28 shkurt.

Shqiptarja.com 26.02.2015