Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TV pengohet të filmojë uzinën e Armo-s

Pas refuzimit në zyrat qëndrore të kompanisë azere që administron me koncension rafinerinë “ARMO”, grupi i xhirimit nga “Channel One” udhëtoi drejt Ballshit, për të sjellë dëshmitë e katastrofës mjedisore, që po vë në rrezik jetën e mijëra banorëve, të cilët jetojnë shumë pranë zonës së kontaminuar.

Ndalesa e parë ishte uzina e përpunimit të naftës, por edhe këtu kompania ARMO nuk na lejon të hyjmë në ambientet e brendshme.

Meqenëse brenda në uzinë nuk u lejuam të hynim, jashtë saj ne u bëmë sërish dëshmitarë të katastrofës mjedisore që po shkakton kompania ARMO.

Banorët e zonës, na tregojnë jashtë kamerave, se po jetojnë në kushte shumë të vështira dhe nuk mund të ankohen, pasi kanë frikë se humbasin vendet e punës. Teksa prisnim punëtorët të dilnin nga uzina e përpunimit të naftës, njëri prej tyre, na tregoi, sesi ndër vite dhjetëra kolegë të tij, vdesin pa mbushur akoma moshën e daljes në pension.

Për të mësuar më shumë mbi sëmundjet që shkakton katastrofa mjedisore e kompanisë Armo, “Channel One” shkoi edhe në Qendrën Shëndetësore të Komunës Qendër. Në zonën përreth uzinës, për shkak të kontaminimit të ujërave nëntokësore, banorët tregojnë se bagëtitë janë prekur nga sëumndjet dhe të mbjellat janë tharë.

Pasojat e katastrofës mjedisore kanë prekur edhe sistemin e ujësjellësit. “Channel One” do të rikthehet me këtë problematikë, të shkaktuar nga ndotja e rafinerisë “ARMO” dhe ku askush nuk mban përgjegjësi. Dhe nuk përfundojnë me kaq, një tjetër skandal shënohet për këta banorë, këtë radhë bëhet fjalë për ujin e pijshëm. Sapo mbërritëm në Tiranë, gazetarët e “Channel One” e dërguan shishen me ujë për të kryer analizat në ISHP.

Ora News, 26.02.2015