Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS: E vërteta për matësit

Deklaratë e KEDS Shpërndarje

Si shtesë e artikujve të publikuar në media gjatë ditës së sotme, ne konfirmojmë që KEDS nuk është duke bërë plaçkitje ose çfarëdo veprimi të jashtligjshëm apo të dëmshëm. Përkundrazi, testet e performuara nga NMI konfirmojnë që njehsorët kanë tejkaluar të gjitha testet në lidhje me funksionet e njehsimit të njehsorëve si dhe që nuk regjistrohet energji elektrike pa ngarkesë. Mbi 70% nga 200 testet e performuara që kishin të bëjnë me funksione të njehsimit të njehsorëve kanë kaluar me sukses. Kjo edhe njëherë konfirmon testet e dyta të bëra nga AKM/MTI para instalimit të njehsorëve të këtij tipi.

Dëshirojmë të informojmë të gjithë që KEDS asnjëherë nuk ka dhe nuk do të certifikojë dhe pllombojë njehsorë për shkak se nuk është nën autoritetin e KEDS të bëjë një gjë të tillë. KEDS bën vetëm blerjen e njehsorëve veçse të pllombuar, testuar dhe të certifikuar nga Agjencia e Metrologjisë, përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Nga fillimi, KEDS ka pasur prioritet konsumatorët dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre, andaj edhe pas identifikimit të problemeve, ne menjëherë kemi ndërprerë instalimin e këtij tipi dhe kemi njoftuar të gjitha institucionet e përfshira. Kemi qenë të parët që kemi raportuar për këto çështje dhe kemi ndërmarrë të gjitha hapat me qëllim që asnjë konsumatorë të mos dëmtohet.

Tri testet që nuk kanë kaluar parametrat e testuar janë jo të rëndësishme dhe nuk ndikojnë në njehsimin e konsumit të energjisë nga ana e konsumatorëve. Sipas informatave që kemi, prodhuesi dhe bartësi i licencës (në këtë rast Kohler) është duke sfiduar vendimin e Ministrisë për shkak se këta njehsorë, ne testet paraprake kanë kaluar testet në laboratore tjera kredibile në botë (si shembull SGS në Britani të Madhe).

Me qëllim të sqarimit të asaj që është thënë në media sot, KEDS nuk është duke sfiduar vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkundrazi, shpresojmë që kjo çështje të zgjidhet në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor në mënyrë që neve të n’a mundësohet mbarëvajtja e punëve.

Me qëllim të qenit transparent dhe korrekt, ne dëshirojmë të informojmë të gjithë për çështjet në vijim:

– Njehsorët e Kohler janë licencuar fillimisht më 2009, shumë para ardhjes së KEDS në Kosovë.
– Të gjithë njehsorët para importit janë të pllombuar nga përfaqësues të MTI në fabrikën e prodhimit të njehsorëve.
– Në fund të Nëntorit 2013, KEDS ka njoftuar për probleme të limituara në numër të limituar të njehsorëve të njërës dërgesë (dërgesës së parë) dhe ka ndërprerë instalimin e mëtutjeshëm të tyre. KEDS ka informuar Ministrinë pasi që këta njehsorë janë testuar dhe pllombuar nga Ministria. Andaj edhe kemi ndërmarrë të gjitha veprimet në mënyrë që të mos ketë njehsorë me defekte të instaluar. Bazuar në këtë, ne kemi kërkuar teste të mëtutjeshme të kësaj dërgesë dhe në ndërkohë kemi ndërprerë instalimin deri sa testet tjera nuk janë bërë nga Ministria.
– KEDS është falenderuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për hapat e ndërmarrë dhe për adresimin e këtyre çështjeve në mënyrë korrekte.
– MTI ka lëshuar një urdhëresë për suspendimin e përkohshëm të këtij tipi të njehsorëve në Janar 2014.
– MTI ka rikthyer licencën për prodhuesin gjatë vitit pas performimit të testeve të dyta, ku është konfirmuar se nuk ka ndonjë problem me njehësim.
– Përfundimisht, vendimi tjetër është marrë për heqje të licencës nga Ministria duke u bazuar në raportin e NMI që konfirmon që të gjitha testet në lidhje me njehsim dhe llogaritje të konsumit kanë kalur me sukses, perveç tri testeve që nuk i kane kaluar parametrat dhe nuk kanë të bëjnë me njehësimin apo llogaritjen e konsumit.
– Ne nuk kemi sfiduar asnjë vendim të Ministrisë dhe kemi vepruar duke respektuar ligjin dhe vendimet që rrjedhin prej tij. Për më shumë, ne kemi informuar edhe gazetarët që “sipas njohurive tona, Kohler është duke sfiduar vendimin e Ministrisë” dhe jo KEDS si i tillë.
– Të gjithë duhet kuptuar që ky është një kontest në mes të Prodhuesit të Njehsoreve, perkatesisht bartësit të licencës dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, andaj si KEDS ne jemi vetëm palë e interesuar për mbarëvajtjen e operimeve në mënyrën e duhur dhe pa i dëmtuar konsumatorët.

Në përfundim, me të gjitha veprimet e ndërmarra të përshkruara më lartë, KEDS në mënyrë proaktive është siguruar që njehsorët e instaluar të mos bëjnë gabime në njehsim të konsumit të konsumatorëve.

energjia.al 24.02.2015