Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Berat, rradhë në zyrat e OSHEE

Qindra qytetarë të Beratit dhe fshatrave vazhdojnë të qëndrojnë në radhë të gjata në zyrën e Shërbimit ndaj Klientit për të paguar faturat e prapambetura me qëllim që të përfitojnë nga afati i fundit i mos pagesës së kamatave që është data 28 shkurt. 

Por, mes debitorëve nga OSHEE-së ka dhe dhjetra abonentë që ndonëse rezultojnë t’i kenë paguar faturat e energjisë në zonat e tyre, tek faturistët apo filialet e postës, detyrohen t’i paguajnë sërisht duke ja lënë në dorë çështjen drejtësisë, pasi i tremben kamatvonesave.

Ndërkohë që burime pranë kësaj zyre bëjnë me dije se po punohet me të gjitha kapacitete për mos krijuar radhë të gjata, gjë e cila duket se nuk është shmangur.

Top Channel,  24.02.2015