Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

4063 pagesa energjie në kanale alternative

Nga data 12 shkurt kur nisi procesi i pagesës së faturës së energjisë elektrike në kanalet alternative, si në pikat e transfertave të parave dhe përmes celularit, bëhet e ditur se janë kryer 4063 pagesa.

Burime zyrtare nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), bëjnë të ditur për Monitor se, deri më datë 22 shkurt, vlera e paguar e faturës së energjisë elektrike është 10,725,403 vetëm në tre subjekte të reja, që kanë lidhur marrëveshje (Unioni Financiar Tiranë (Western Union) Money Gram, MPAY-celular).
Shoqëria thotë se po lidhen kontrata me të tjera shoqëri që të ofrojnë shërbimin e pagesës së faturës.
Shumë shpejt pritet të nisë pagesa e dritave edhe në qendrat tregtare, marketet, dyqane, apo edhe në kafene, përmes subjekteve që kanë kasë fiskale (aty ku shënohet “Këtu Paguhet Energjia Elektrike”).
Aktualisht pagesat kryen dhe në pikat e OSHEE, në Postë dhe në Bankë.
Të dhënat e kompanisë tregojnë se, në muajin janar është mundur të arkëtohen 6,11 miliardë lekë. Kjo do të thotë 57% më shumë të ardhura se sa një vit më parë dhe 128% më shumë se të njëjtin muaj të vitit 2013.
Objektivi i OSHEE-së është që deri në fund të vitit 2015 të mbledhë 53 miliardë lekë, shifër kjo e konsideruar record nga kompania.
Revista Monitor,  24.02.2015