Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Paralajmërohet rritja e derivateve

Mungesa e rafinerisë së naftës dhe rregullatorit, po shkakton telashe te çmimet e derivateve. Çmimi i naftës dhe benzinës është ngritur përreth 6-centë.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, tha se lëvizja e çmimeve në Bursë ndikon në ngritjen e çmimit të derivateve.

“Para një javë dite çmimi ka qenë rreth 47 dollarë në ton tash është rreth 60 dollarë në ton gjë që ndikon automatikisht në berza edhe rritja e çmimit në Kosovë”, tha Berjani.

Ai paralajmëron se deri në stinën e verës, derivatet do të arrijnë çmimet deri në 1.20 centë për litër.
“Neve na e imponon berza dhe çmimi i naftës në tregjet botërore”, theksoi ai.

Këtë ngritje të çmimit të derivateve e kanë vërejtur edhe qytetarët.

Sfiduese në këtë biznes të naftës mbetet rregullatori i çmimeve, për të cilën gjë Berjani shpeshherë ka ngritur zërin.

Shqetësim tjetër mbetet edhe cilësia e naftës, pasi sipas Berjanit, po të ishte funksional rregullatori, sigurisht që parametrat e naftës do të mateshin dhe do të ndryshonte cilësinë.

Telegafi, 23.02.2015