Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE dhe policia vijojnë operacionin

Policia e Shtetit bashkë me grupet e OSHEE vazhdojnë punën për vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar 111 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE, ku janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici-OSHEE në 7178 raste.

Nga kontrollet janë evidentuar 96 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 96 autorë, ndër ta 1 faturist i OSHEE-së

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 44 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim 32 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 20 persona, ndër ta 4 elektriçistë dhe 1 faturist të OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 4.813 lidhje të abonentëve debitorë dhe 90 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 322 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Shqiptarja.com  22.02.2015