Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Romët duhet të bëjnë marrëveshje me OSHEE

Prej disa ditësh janë zhytyr në errësirë të plotë 25 familje rome dhe egjiptiane në qytetin e Lezhës.  Punonjësit e OSHEE kanë ndërprerë energjinë elektrike në lagjen “Skëndërbeg” për shkak të debive shumë të mëdha prej vitesh që kanë këto familje.

Problem i familjeve rome është më kompleks pasi ata shprehen se edhe pse të ndodhur në këtë situatë, nga ana e tyre nuk mund të paguhen fatuarat pasi nuk kanë të ardhura financiare.

Ndërsa OSHEE nuk do tu rikthejë energjinë nëse nuk lidhin aktmarrëveshje dhe të fillojnë të paguajnë debitë. Kjo situatë e krijuar ka vështirësiar kuhstet e jetesës në këto familje, pasi shumë prej tyre kanë edhe familjarë të sëmurë.

Banorët kërkojnë që tu rikthehet energjia, pasi jetojnë në një varfëri extreme ku së fundimi ju është hequr edhe ndihma ekonomike. Përfaqësuesi i Romëve dhe Egjiptianëve në qytetin e Lezhës Rauf Selimi, i kërkon qeverisë që të gjejë një zgjidhje për këto familje, pasi po vuajnë për bukën e gojës.

Banorët paralajmërojnë protesta, pasi me të ardhurat që ato kanë nuk kanë mundësi që të paguajne faturat e energjise elektrike.

Shqiptarja.com  21.02.2015