Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Përmbytjet e 2011, 13.506 familje debitore

Rreth 13.506 subjekte në veri të vendit që u përfshinë nga përmbytjet e viteve 2010-2011 rezultojnë të jenë debitorë ndaj Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ky i fundit ka nisur procesin e identifikimit të këtyre subjekteve bazuar në të dhënat e Ministrisë së Brendshme.

Me anë të këtij procesi, sipas OSHEE, synohet evidentimi sa më i saktë i kontratave të furnizimit me energji elektrike të kategorive të prekura nga përmbytjet që rezultojnë me debi ndaj kompanisë.

Lista e komunave dhe personat e dëmtuar nga përmbytjet në veri, emrat e të cilëve gjenden në faqen zyrtare të OSHEE-së dhe drejtorinë rajonale në Shkodër duhet të dorëzojnë një dokument identifikimi dhe një fotokopje të librezës së furnizimit me energji elektrike, deri më datë 7 mars.

Njoftimi i OSHEE-së

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE)  ka nisur procesin për  identifikimin e borxhit që i kanë kompanisë subjektet e dëmtuara nga përmbytjet në Veri gjatë periudhës 2010-2011.

Me anë të këtij procesi synohet evidentimi sa më i saktë i kontratave te furnizimit me energji elektrike të kategorive të prekura nga përmbytjet, që rezultojnë me debi ndaj OSHEE.

Nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme, janë gjithsej 13.506 subjekte të regjistruara me dëmtim të pronës “ndërtesë” dhe “bujqësi”, emrat e të cilëve janë shfaqur në faqen zyrtare www.oshee.al si dhe në sportelet e Drejtorisë Rajonale te OSHEE Shkodër (adresa Rr. “DautBoriçi”, Perash).

Personat e listuar duhet të paraqesin pranë drejtorisë rajonale të OSHEE në Shkodër, dokumentet e mëposhtme:

•        Fotokopje e Kartës së Indentitetit
•        Fotokopje të Librezës së furnizimit me energji elektrike ose një faturë të Energjisë Elektrike.
Qytetarët duhet të paraqesin këto dokumentacione pranë drejtorisë rajonale të OSHEE, Shkodër, me adresë: Rr.”DautBoriçi”, Perash.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit përkatës, është data 7 mars.

Shqiptarja.com  19.02.2015