Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rusi-Turqi,gazsjellësi nën det

Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se Rusia nuk do të refuzojë bashkëpunimin me Turqinë mbi tubacionin e ri të gazit nënujor, raporton APA duke cituar Daily Sabah.

Gjatë fjalimit në një konferencë të përbashkët për shtyp në Budapest me kryeministrin hungarez, Putin tha se tubacioni i gazit Rrjedha e Jugut, që supozohej të pomponte gazin rus nën Detin e Zi dhe drejt Evropës jugore, u sabotua nga kundërshtitë evropiane.

Në dhjetor, Rusia braktisi projektin Rrjedha e Jugut që planifikonte të transportonte gaz nën ujërat e perëndimorë të Detit të Zi drejt Bullgarisë dhe edhe më tej drejt tregjeve evropiane.

Presidenti rus Vladimir Putin ofroi një rrugë të re të tubacionit të gazit nëpërmjet Detit të Zi për të arritur rajonin veriperëndimore Trhrace të Turqisë, quajtur Rrjedha Turke, e cila gjithashtu do të përfshijë një qendër të gazit në kufirin turko-grek për të transferuar më pas gazin drejt Evropës.

Revista Monitor,  17.02.2015