Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Probleme me njësitë prodhuese të KEK

Derisa gjatë fundjavës doli nga prodhimi njësia A3 në termocentralin “Kosova A” të KEK-ut, sot jemi informuar edhe për ndërprerje të paplanifikuar të prodhimit të energjisë elektrike në njësinë B1 në termocentralin “Kosova B”. Ndërperje të tilla të paplanifikuara gjatë gjithë vitit kanë vështirësuar dukshëm furnizimin me energji elektrike nga vera e vitit të kaluar, duke qenë se edhe sasitë e prodhimit ishin të limituara pas aksidentit në termocentralin “Kosova A”.

Si distributor dhe furnizues, papritmas jemi duke u përballur me mungesë të paplanifikuar të rreth 400 MWh të energjisë elektrike në sistem. Fatkeqësisht, për shkak të pamundësisë së realizimit të importit dhe për shkak të sasive të mëdha të nevojshme për import, gjatë ditës së sotme e deri në riaktivizimin e njësisë B1, do të mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe rezervave energjetike në vend.

Sasitë e tejkaluara të importit tani më janë të mëdha deri sa edhe këto ditë është duke u realizuar import shtesë për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve. Nga 19 dhjetori i vitit 2014, ne kemi vazhduar importimin e sasive të mëdha të energjisë elektrike për të plotësuar mungesën e paplanifikuar të prodhimit në KEK.

Ky import shtesë, jashtë bilancit energjetik të aprovuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, është përpjekje e KEDS për të bërë të pamundurën që furnizimi për konsumatorë të jetë i rregullt edhe në këto ditë të vështira në sektorin e energjisë, kur prodhimi nga KEK-u ka qenë dukshëm më i vogël se sa ishte planifikuar fillimisht.

Nga KEK jemi informuar që janë duke bërë të pamundurën që prishja të rregullohet në afat të shkurtë kohor. Sidoqoftë, përkundër kthimit të njërës njësi në termocentralin “Kosova A” ne ende përballemi me mungesë prej 400 MWh në bilancin energjetik, që paraqet gjysmën dhe shpesh edhe e tejkalon atë të konsumit të gjithëmbarshëm në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

Lusim të gjithë konsumatorët të kursejnë energjinë elektrike. Veprime të tilla do të ndihmojnë sektorin e energjisë si dhe do të reflektojnë në faturat e energjisë elektrike të secilit konsumator.

energjia.al  16.02.2015