Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mali i Zi fillon shtrimin e kabllos nënujore me Italinë

Në zonën italiane të Adriatikut ka filluar tashmë ndërtimin e shumëpritur të kabllos nënujore elektrike që do të lidhë Italinë dhe Malin e Zi.

Operatori italian i sistemit të transmisionit Terna konfirmoi se ndërtimi i kabllos nëndetare pritet të fillojë në Itali, të enjten, edhe pse në anën tjetër të detit Adriatik vijojnë vonesat për shkak të “proceseve të vazhdueshme të shpronësimit”.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në 2010, kabllo prej 775 milionë eurosh do të shtrihet për 390 km nën detin Adriatik, ndërsa 25 km shtesë do të shtrihen gjatë bregut.

Pjesa tokësore, 10 km në zonën Tivar të Malit të Zi dhe 15 km në zonën Peskara të Italisë, do të shtrihet 2 metra nëntokë.

Kablli Tivat-Pescara, një interkonjeksion me tension të lartë elektrik, është menduar të lidhë Malin e Zi me Italinë në vitin 2017 me qëllim që t’i mundësojë Malit të Zi të eksportojë energji nga burime të rinovueshme drejt Italisë.

Kundërshtarët e skemës kanë ngritur prej kohësh shqetësime mjedisore. Megjithatë, “ky projekt nuk do të ndikojë negativisht në mjedis”, përsëriti kompania në një deklaratë “emetuar” të mërkurën.

Lidhja midis Italisë dhe Malit të Zi do të ketë ndikim më të gjerë në Ballkan. Në 2011, Serbia nënshkroi me Italinë marrëveshjen për të eksportuar hidro-energjinë e vet përmes kabllos.

Terna ka deklaruar gjithashtu interes në shtrimin e të tjerë kabllove nënujore që do të lidhnin Italinë me Kroacinë dhe Shqipërinë.

Revista Monitor,  15.02.2015