Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Basha nuk i di as emrin minatorit të vdekur

Lulzim Basha ka denoncuar sot vdekjen e një minatori në Munellë të Peshkopisë, ngjarje kjo që ndodhi dy ditë më parë.

Basha bëri përgjegjëse qeverinë për këtë ngjarje.

Por, ndërsa bënte denoncimin, Basha nuk di as emrin e minatorit që ka ndërruar jetë.

Ai tha se “dje vdiq nga shembja e galerise ne Munelle, Gjovalin Mark Ndreca, baba i dy femijeve, nga fshati Kimez, i komunes Gjegjan. Familjes Ndreca dua ti percjell edhe publikisht ngushellimet e mija per humbjen dhe dhimbjen e madhe.

Asnje fjale nga kryeministri dhe manaret e tij. Heshtje dhe indiference qe vret. Jetet e minatoreve nuk kane asnje vlere”.

Por, minatori i vdekur në fakt është Gjovalin Prenga.

Nëse vërtet merakoset për jetën e minatorëve dhe kushtet e tyre të punës, z.Basha duhet të kishte mirësinë që së paku tu kërkonte ndjesë familjarëve për deklarimin e një identiteti të gabuar të viktimës.

Kështu, do të mund të bëhej sado pak i besueshëm e të provonte se nuk e përdor vdekjen për motive të pastra politike.

Gazeta Dita,  16.02.2015