Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ekipet e KEDS: Gati për riparimin e defekteve

Përkundër prishjeve të njëpasnjëshme në rrjet, të shkaktuara nga erërat e forta dhe të reshurat e mëdha, ekipet e mirëmbajtjes në KEDS arritën të realizojnë shumë aktivitete me qëllim përmirësimin dhe fuqizimin e rrjetit për t’i bërë ballë presionit në rritje.

“Ekipet e mirëmbajtjes gjatë muajit janar ndihmuan ekipet e prishjeve me qëllim rregullimin e prishjeve në afatin më të shkurtër të mundshëm kohor. Ishte gjendje emergjente dhe duhej mobilizim shtesë. Përkundër kësaj, ne ishim mjaft aktiv në aktivitetet e mirëmbajtjes duke bërë zëvendësimin dhe forcimin e shumë pajisjeve.” tha Armend Ymeri, Menaxher i Departamentit të Mirëmbajtjes në KEDS.

Vetëm në muajin janar janë zëvendësuar gjithsej 13 transformatorë të mbingarkuar, 246 shtylla dhe 6268 metra kabllo mbitokësore dhe nëntoksore. Përveç kësaj, u punua shumë edhe në rregullimin e tokëzimit të pajisjeve, u bë instalimi i 774 kg përçuesëve të tensionit të ulët dhe të mesëm, riparimi dhe instalimi i 49 ormanëve të tensionit të ulët, instalimi i 1065 shkarkuesëve të të tensionit të mesëm, ndërtimi dhe riparimi i 2 trafostacioneve dhe instalimi i 629 izolatorëve të tensionit ulët dhe të mesëm.

Dhjetëra mija konsumatorë përfitues të aktiviteteve të mirëmbajtjes gjatë muajit janar,tani më kanë energji elektrike të cilësisë më të mirë. Për më shumë, të gjitha këto aktivitete të forcimit të rrjetit do të ndikojnë në parandalimin e prishjeve si dhe në zvogëlimin e kohës së reagimit në rast të prishjeve.

“Kemi intensifikuar jashtëzakonisht shumë aktivitete të mirëmbajtjes dhe falë këtij përkushtimi të të gjithë të punësuarëve në KEDS, dhjetëra mijëra konsumatorë kanë përfituar nga këto aktivitete vetëm gjatë muajit janar. Me të njëjtin intensitet do të vazhdojmë edhe në muajt në vijim dhe kemi shumë punë për të bërë”, deklaron Ymeri.

Aktivitete të tilla realizohen çdo ditë me qëllim të qenit sa më afër konsumatorëve dhe të përmbushjes së kërkesave për furnizim cilësor me energji elektrike. Vlen të theksohet vendosja e 629 izolatorëve që do të ndikojnë direkt në evitimin e prishjeve nga lidhjet e shkurtra, si dhe masat e shtuara të sigurisë për qytetarët, duke bërë vendosjen dhe izolimin e pajisjeve në orman të tensionit të ulët dhe të mesëm.

Telgrafi,  14.02.2015