Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kuvendi i Kosovës shqyrton ligjin për Trepçën

Kuvendi i Kosovës sot do të bëjë shqyrtimin e parë të projektligjit nr. 05/L-09 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndërmarrjet publike, ku një rol të veçantë gjatë privatizimeve të ardhshme do ti jepet edhe Komunave.

Ne ligjin për ndërmarrjet publike që pritet të shqyrtohet dhe të miratohet nga Kuvendi i Kosovës, kombinati më i madh në Kosovë, Trepça, nuk do të jetë pjesë e këtij ligji por pritet të trajtohet në një ligj të veçantë.

Opozita e ka kundërshtuar këtë duke venë dyshime se prapa saj mund të fshihet me shumë se dëshira e pozitës për ta trajtuar Trepçën me një ligj të veçantë, duke dyshuar se kjo mund të jetë si pjesë e marrëveshjes se koalicionit PDK-LDK dhe Lista Srpska ku në pikën dy të kësaj marrëveshje thuhet se: Do te kenë tretman të veçantë ndërmarrjet e privatizuara dhe që do të privatizohen në komunat ku shumicë është minoriteti serb.

Revista Monitor,  12.02.2015