Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nishani takon përfaqësuesit e TAP

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani priti në një takim zotin Kjetil Tungland, Drejtori aktual Menaxhues i Projektit TAP AG dhe zotin Ian Bradshaw, Drejtori i ri Menaxhues i Projektit TAP AG.

Presidenti vlerësoi punën e kryer deri tani nga TAP AG në drejtim të zhvillimit të sektorit të energjisë në vend, duke e cilësuar si projektin e shekullit të 21-të për Shqipërinë. Kreu i Shtetit theksoi se në të gjitha nivelet shtetërore si dhe nga të gjitha palët politike, ka garanci të shprehura qartësisht për vijimin dhe finalizimin me sukses të projektit, duke veçuar mbështetjen që projekti i gazsjellësit TAP ka gjetur edhe në shoqërinë shqiptare.

Zoti Tungland vlerësoi rolin e Presidentit të Republikës, si dhe e falënderoi atë për mbështetjen publike të projektit, duke rikonfirmuar faktin e mbështetjes së gjerë institucionale të projektit dhe duke informuar që fillimi i vitit 2020 do të jetë edhe përfundimi i projektit në territorin shqiptar. Z. Bradshaw informoi Presidentin se në fillim të muajit qershor 2015 fillon edhe ndërtimi i rrugëve të aksesit për projektin, duke sjellë më shumë prezencë në terren dhe punësim.

Më tej biseda u përqendrua në potencialin njerëzor të kualifikuar që ekziston në Shqipëri për realizimin e projektit si dhe përfitimet e pritshme në zhvillimin e mëtejshëm të fushës së energjisë në vend.

energjia.al 09.02.2015