Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Marrëveshje për kursimin e energjisë në transport

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Z. Edmond Haxhinasto firmosi sot marrëveshjen për hartimin e projektit Plani i Qëndrueshëm i Transportit (PQT) me kompaninë konsulente PriceWaterhouseCoopers Advisory (PWC), me objekt kursimin e energjisë në sektorët e transportit dhe sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm të rrjetit të transportit në Shqipëri.

Projekti ka për qëllim përgatitjen e PQT për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, i cili do të jetë dokument kyç për institucionin në përmbushjen e objektivit të kursimit të energjisë për sektorin e transportit në Shqipëri dhe për një zhvillim të qëndrueshëm të rrjetit të transportit.

Transporti është një nga përdoruesit më të mëdhenj të energjisë në Shqipëri, që përfaqëson rreth 40% të konsumit të përgjithshëm të energjisë dhe ky projekt vjen në kuadër të angazhimit të Qeverisë Shqiptare për zbatimin e politikave të efiçiencës së energjisë dhe praktikat në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Energjisë (2008-2020).

Grandi për këtë projekt është mbështetur nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe afati i dorëzimit të projektit është 8 muaj.

energjia.al 10.02.2015