Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ekipet e KEDS luftojnë me motin e keq

Edhe në rrjetin distributiv u shkaktuan shumë prishje nga vërshimet, të reshurat dhe erërat e forta. Në disa raste mungesa e energjisë elektrike shkaktohet për shkak të rënies së shpejtë të temperaturave dhe rritjes së konsumit të energjisë elektrike, gjë që rrjeti i vjetër, i trashëguar shpesh nuk mund t’i bëjë ballë.
Përkundër intensifikimit të aktiviteteve të mirëmbajtjes si dhe implementimit të planit të investimeve, duke qenë se 35 milionë euro janë investuar deri më sot në rrjet, ekipet e KEDS-it janë dyfishuar dhe janë në gjendje gatishmërie t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, me të vetmin qëllim, të sigurohet furnizimi me energji elektrike për të gjithë dhe të rregullohen prishjet në afatin më të shkurtër të mundshëm kohor.

Të reshurat, që kanë shkaktuan dëme materiale edhe në objekte banimi, në infrastrukturë rrugore dhe shumë dëme tjera, kanë shkaktuar prishje edhe pothuajse në të gjitha distriktet e KEDS-it. Ekipet në terren raportojnë për gjendjen e vështirë, për pa kalueshmëri të rrugëve, me ç’rast është e pamundur bartja e pajisjeve dhe mjeteve të punës. Madje, në disa raste dhe në terrenet më të vështira, pajisjet janë duke u transportuar me dorë. Në këtë kontekst, falënderojmë jashtë mase të gjithë qytetarët që ndihmuan ekipet e KEDS me qëllim që prishjet të rregullohen në afatin më të shkurtër të mundshëm kohor.

Fatkeqësisht, varësisht nga lloji i prishjes, disa sosh kërkojnë më shumë kohë për riparim, sidoqoftë, ekipet e KEDS-it janë duke bërë të pamundurën dhe janë duke punuar pandërprerë gjatë 24 orëve, duke qëndruar kështu pranë qytetarëve dhe nevojës së tyre jetike për furnizim me energji elektrike.

Luten të gjithë që të lajmërojnë prishjet përmes numrave kontaktues të KEDS. Duke qenë se linjat janë tepër të ngarkuara, luteni të provoni disa herë deri sa të keni mundësi të bisedoni me një nga operatorët e KEDS. Ne kemi mobilizuar operatorë shtesë në Qendrën e Thirrjeve, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të kontaktojnë me KEDS. Në të njëjtën kohë, prishjet mund të lajmërohen edhe përmes rrjeteve sociale në faqet zyrtare të KEDS.
Në anën tjetër, duke qenë se kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike në vend janë të limituara, ne kemi vazhduar me import shtesë të energjisë elektrike duke tejkaluar kështu me 80 000 MW sasi të importuara të energjisë elektrike nga gjysma e dhjetorit 2014, sasi kjo jashtë bilancit energjetik të aprovuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE). I gjithë ky import shtesë i financuar nga KEDS është bërë me qëllim që të ketë energji të mjaftueshme për të gjithë gjatë këtyre muajve të ftoftë të dimrit.

Jemi në gjendje gatishmërie dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe përfundimisht, jemi duke bërë të pamundurën që këtë gjendje emergjente ta tejkalojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

energjia.al 09.02.2015