Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, vazhdon luhatja e çmimit të naftës

Nëpër të gjitha pompat e derivateve në Kosovë sot është ngritur çmimi i naftës. Konsumatorët sot kanë mundur të blejnë derivate nëpër pikat e shitjes me një çmim prej 0.99 cent.

Një monitorim i KosovaPress’it nëpër këto pika në Kosovë ka vërejtur se çmimi është pothuajse i njëjtë në të gjitha kompanitë.

Rriten e çmimit të naftës nga 0.89 në 0.99 e shpjegon kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani.

Në një përgjigje për KosovaPress, Berjani fajin për ngritjen e çmimit të naftës ia hedh lëvizjen e çmimeve në berzën ndërkombëtare dhe sipas tij Kosova është një treg i vogël dhe nuk mund të ndikojë dhe nuk mund të ruajnë çmimet.

“Çmimet e derivateve të lëngëta të naftës krijohen në baze të lëvizjeve të çmimeve të berzës dhe mund të ketë lëvizje brenda çastit. Çmimi i shitjes ka qenë 0. 89 cent para pak ditësh por çmimi më i lartë ka qenë në 1.30 euro”, tha Berjani.

Sipas tij çdo ndryshim çmimi, çdo lëvizje në çmimet botërore ndikon edhe në Kosovë dhe tani është e vështirë të supozohet se a do të ketë ngritje edhe më tutje apo do të jenë këto çmime.

Si njërin ndër arsyet e ngritjes së çmimit të naftës Berjani e përmend edhe forcimin e dollarit në krahasim me monedhën euro.

“Sa i përket derivateve të naftës duhet përcjellë edhe lëvizjen ose forcimin e dollarit në krahasim me euron se ka raste kur çmimet e naftës janë ulur kurse dollari ka pasur ngritje ose e kundërta. Do të thotë se ne nuk jemi ata të cilët mundemi të garantojmë çmime stabile të derivateve të lëngta të naftës”, tha Berjani.

Ai beson se me formimin e rregullatorit të çmimit të derivateve edhe Kosova do ta ketë çmimin më stabil dhe ky sektor do të hyjë në kontroll.

Ndryshe në Shqipëri këtë javë nafta është ngritur për 5 cent ndërsa në Maqedoni nuk ka pas ndonjë ndryshim sa i përket çmimit të naftës.

Në shtetin fqinj ndryshimi i çmimeve bëhet çdo dy javë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Vendimi i radhës do të jetë të hënën e ardhshme.

KP  08.02.2015