Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AKP jep me qera 13 pika karburanti

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton sot se përmes një procesi konkurrues dhe tenderit të hapur përmes ankandit publik, ka lëshuar me qira 13 pika të karburanteve në pronësi shoqërore.

AKP në bazë të mandatit të saj ligjor është përgjegjëse për pronën shoqërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe me qëllim të ruajtjes dhe rritjes së vlerës së këtyre pikave të karburanteve ka ndërmarr edhe veprimin për lëshuarjen me qira në shfrytëzim të bizneseve private.

Pikat e karburanteve janë asete të Ndërmarrjeve “INA Trgovina” dhe “Jugopetrol”, të cilat evidentohen në bazën e të dhënave të AKP-së dhe administrohen nga Agjencia në mirëbesim.

Agjencia Kosovare e Privatizimit më 30 janar 2015 ka lidhur kontratë të qiradhënies me ofertuesin fitues kompaninë Al-Petrol për dhënien me qira të 13 pompave të benzinës (pikave të karburantit).

Agjencia Kosovare e Privatizimit deri tani ka lëshuar me qira 24 pompa të derivateve.

Revista Monitor,  08.02.2015